Zien politika, Rama “shkarkon” Veliajn nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, ja si u kërcënua kryebashkiaku me një zarf

0
73

Lufta e brendshme brenda Partisë Socialiste ka arritur një nivel alarmant. Kryeministri Edi Rama ka “shkarkuar” në hije Erion Veliajn, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës po përballet me kërcënime mafioze, përfshirë një zarf me plumb që i është dërguar në qeli si mesazh kërcënues. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një skenar tronditës, ku Veliaj është kërcënuar drejtpërdrejt për të tërhequr vendimin e tij për emërimin e Sara Goxhajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Berishës, pas këtyre presioneve qëndron vetë Edi Rama, i cili kërkon të mbajë nën kontroll çdo lëvizje brenda qeverisjes lokale. Situata është bërë edhe më kaotike nga fakti se Veliaj, pavarësisht se i izoluar në Durrës, ka ndërmarrë një betejë të hapur me njerëzit e tij besnikë në Bashkinë e Tiranës, duke urdhëruar policinë bashkiake të ndalojë hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Ferdinand Halilit. Kjo lëvizje ka treguar qartë se Veliaj nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, pavarësisht presioneve nga lart. Por burime pranë institucioneve ligjzbatuese pohojnë se ai është tashmë në shënjestër të grupeve kriminale që kërkojnë të imponojnë rregullat e tyre në kryeqytet. Raportimet nga burgu tregojnë se Veliaj po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, ku bandat po i bëjnë presion për të pranuar “rregullat e reja të lojës” që po diktohen nga jashtë.

Në skenë kanë dalë emra të fuqishëm të botës së krimit, të cilët kanë qenë përfitues të kontratave të majme të ndërtimit dhe koncesioneve të miratuara gjatë drejtimit të tij në Bashkinë e Tiranës. Kështu që tani që Veliaj është jashtë loje, këto grupe po kërkojnë garanci që interesat e tyre të mbeten të paprekura. Berisha ka hedhur edhe dyshime të forta mbi kontrollin total që Edi Rama ka mbi çdo hap të Veliajt, duke aluduar se statuset e tij në rrjetet sociale shkruhen drejtpërdrejt nga zyra e kryeministrit. Kjo hipotezë vetëm sa shton më shumë hije dyshimi mbi lirinë reale të veprimit të Veliajt, i cili, sipas opozitës, është kthyer në një peng politik të shefit të tij. Tani mbetet për t’u parë se çfarë skenari po përgatitet në prapaskenë. Por a do të jetë ky fundi politik i Erion Veliajt, apo ai do të përpiqet të kundërgoditë me një manovër të papritur? Një gjë është e sigurt, se në këtë luftë për pushtet, askush nuk është i sigurt.

Denoncimi

Konkretisht ka qenë kryedemokrati Sali Berisha, ai i cili ka bërë dje një deklaratë të fortë mbi vendimin e Erion Veliajt për të tërhequr emërimin e Sara Goxhajt si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë. Berisha tha se kryebashkiakut të arrestuar i çuan një plumb në zarf, teksa nuk përjashtoi edhe hipotezën e drogimit. “I çuan atij përpara një plumb në zarf, apo e droguan, apo çfarë i bënë, këto nuk i di unë asnjë. Por këto pikëpyetje po shtrohen mbarë kudo”, deklaroi ai. Më tej, Berisha zbuloi se Rama e ka shkarkuar Ramën nga detyra. “Tani vijmë tek saltoja mortale e Erion Veliajt. Merrni vesh a është apo nuk është, kush e merr vesh? Vetëm në film Narcosi. Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë.

Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar. Por marrim pak momentin tjetër. Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroj Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt. Dhe me tu marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua. Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama.

Thojani shqiptarëve. Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj. Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij. Unë nuk marr përsipër të bëjë ekspertiza, por u them qytetarëve, cilido që e dyshon këtë dhe me të drejtë mund ta dyshojë, të marrë pak statuset e Erion Veliajt dhe disa shkrime që shkruante Rama me emrat e gazetarëve të ndryshëm, i shkruante kur atij i shpërthenin ujërat e zeza dhe nuk përmbahej me gojën e shthurur, shkruante çdo gjë identike me statuset e shkruara për Erion Veliajn”, nënvizoi dje Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here