“Presidenti na gënjeu”/ U përfshi në një skandal me kriptomonedhat, ‘plas’ grushti i shtetit në parlament

0
9

Përleshje të ashpra shpërthyen në sallën e parlamentit argjentinas gjatë një seancë ku po diskutohej mbi skandalin e kriptomonedhave që ka shkaktuar bujë të madhe në vend.

Sherri nisi pasi ligjvënësit filluan diskutimet lidhur me një hetim mbi cështjen e kriptomonedhës $LIBRA. Presidenti Javier Milei e promovoi monedhën virtuale në postim në platformën X më 14 shkurt. Vlera e saj u rrit me shpejtësi, por paskësaj u shemb menjëherë, duke bërë që investitorët të pësonin humbje prej gati 250 milion dollarësh. Dy ligjvënës nga partitë kundërshtare, Oscar Zago nga Movimiento de Integracion y Desarrollo dhe Lisandro Almiron nga LLA, filluan të bërtasin e të qëllojnë njëri-tjetrin.

Shumë shpejt, në përplasje u përfshinë edhe politikanë të tjerë, dhe kryetari i dhomës së deputetëve Martin Menem u detyrua ta mbyllte seancën para kohe. Politikanët e opozitës në Argjentinë kanë bërë thirrje për shkarkimin e Milei, i cili në postimin e tij të kriptomonedhës se “bota dëshiron të investojë në Argjentinë”. Presidenti e fshiu postimin e tij disa orë më vonë, duke thënë se “nuk ishte në dijeni të detajeve të projektit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here