Shpallet pasuri kulturore e paluajtshme qendra historike në Rabdisht

0
28

Qendra historike në Rabdisht për vlerat që mbart shpallet pasuri kulturore e paluajtshme. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës vendosi deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Qendër historike” të një zone në fshatin Rabdisht, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Këshilli i Ministrave ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkinë Dibër për zbatimin e këtij vendimi, përcaktimin e zonës mbrojtëse dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj.

Vjet në nëntor specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulture në vijim të ekspeditave që kanë në fokus gjurmimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e vendit tonë ishin dhe  në qytetin e Peshkopisë dhe fshatin Rabdisht. IKTK shprehej se paraqesin vlera të larta të trashëgimisë kulturore në shumë drejtime. “Zhvillimi urban i ansamblit; Ndërtimet e arkitekturës vernakulare; Teknikat tradicionale ndërtimore që ruhen do të jenë objekt i studimeve të mëtejshme të IKTK për verifikimin e interesit kulturor”, thuhej nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare. Rabdishti është fshati i gurtë i Dibrës. Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri.

I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”. Rabdishti shtrihet në majën e Luginës së Shërimit, e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore të kullotës së bjeshkës së Rabdishtit dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here