Auron Tare: Naim Frashëri nga Leskoviku dhe humbja e memories historike

0
23

Më 18 shkurt të vitit 1975, u nda nga jeta aktori i shquar i teatrit dhe kinematografisë, Naim Frashëri. Por përvjetori i vdekjes së aktorit Naim Frashëri nuk u kujtua nga institucionet e kulturës. Studiuesi Auron Tare shprehet në një reagim të tij në rrjete sociale, se edhe pse Tirana nuk ka më dëshirë për të kujtuar kolosët e artit, por të paktën te vendlindja e tij nuk mund ta lënë në harresë Naim Frashërin e Leskovikut. Reagimi i studiuesit Auron Tare të mërkurën në Facebook: “Ishte përvjetori i vdekjes së një prej kolosëve të artit shqiptar.

Naim Frashëri aktori monumental i teatrit shqiptar. Fatkeqësisht jo vetëm që ky emër nuk u kujtua nga asnjë institucion i kulturës, por më shumë se kaq. Asnjë shenjë në vendlindjen e tij Leskovikun. Nëse dikush viziton sot këtë qytezë të braktisur, por dikur qendër e kulturës rajonale mund të vësh re se nuk ka asnjë gjurmë të jetës apo krenarisë që kjo qytezë duhet të ketë për artistët e mëdhenj që nxori nga gjiri i saj.

Naim Frashëri një figurë e rëndësishme në artin skenik nuk ka asnjë emër rruge, gjurmë të shtëpisë apo ndonjë statujë për ta kujtuar këtë personalitet kaq të madh. Leskoviku i muzikës, i artit dhe i kulturës nuk mund të harrojë një artist kaq të madh që e kishte për krenari vendlindjen e tij. Edhe pse Tirana nuk ka më asnjë dëshirë për të kujtuar kolosët e artit, por të paktën vendlindja e tij nuk mund ta lënë në harresë Naim Frashërin e Leskovikut”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here