Komedia “ Çifti i hapur” që u shkrua nga Dario Fo dhe nga bashkëshortja e tij Franca Rame vjen në skenën teatrore

0
24

Nga Julia Vrapi

Komedia “ Çifti i hapur” që është shfaqur në skena të ndryshme teatrore vjen në skenën e Teatrit Kombëtar për dy mbrëmje për publikun. Programi artistik në këtë teatër vijon me komedinë që u shkruar nga fituesi i çmimit “Nobel” autori Dario Fo dhe bashkëshortja e tij Franca Rame. Kalendari i shfaqjeve për muajin shkurt-mars në teatër tregon se shfaqja teatrore me regji nga Sulejman Rushiti do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë në datat 17 dhe 18 shkurt 2025. Një vepër e shkruar nga një çift, e interpretuar nga një çift. Në rolet kryesore vijnë çifti i njohur i aktorëve Suela Bako dhe Romir Zalla. Regjisori Sylejman Rushiti, një nga emrat e vlerësuar në aktivitetin e tij me teatrin, thotë se kjo komedi ka akoma ftesa për të qenë në festivale të ndryshme teatri. “Me këtë shfaqje kemi vizituar disa skena në rajon. Kemi marrë pjesë në disa showcase dhe disa festivale.

Aktorja Suela Bako është shpërblyer dy herë me çmimin “Aktorja më e mirë””, shkruan ai ndër të tjera në rrjete sociale. Antonia dhe bashkëshorti i saj inxhinier Mambreti, një çift bashkëshortësh krejt klasik, vendosin që një ditë t’i japin një shtysë marrëdhënies së tyre në çift, duke provuar “të hapin” martesën e tyre. Pas disa eksperiencave me gra të tjera nga Mambreti edhe Antonia vihet në gjurmim të një lidhjeje të re, por sapo ajo e gjen partnerin e saj ideal, bashkëshorti i saj Mambreti, fillon të kuptojë se mes tyre ka pasur një keqkuptim…Çifti i Hapur. Komedia vjen në skenë me aktorët e njohur Suela Bako, Romir Zalla. Në role të tjera Ismail Omer, Elisabeta K., Mladenovska, Zyrijet Sulejmani. Muzika në shfaqje nga Teuta Halimi-Selmani, kitara Besmir Guma dhe skenografia nga Besar Elezi.

Vepra në skena

Në Javën e Teatrove të Maqedonisë të Veriut në Tiranë ishin në skenën teatrore vepra të ndryshme dhe në një nga mbrëmjet ishte edhe komedia me regji nga Sulejman Rushiti, ku dhe këtë herë spikati loja aktoriale e aktorëve në role. Dario Fo (24 mars 1926 – 13 tetor 2016) ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri si edhe kompozitor italian. Veprat e Fo-së paraqiten rregullisht sot në të gjithë botën. Kandidatura për çmimin Nobel është hedhur për herë të parë më 1975, por ai do t’a gëzonte këtë çmim vetëm në vitin 1997. Ai mori çmimin “Nobel” në fushën e letërsisë më 1997 me librin e tij “Johan Padan në kërkim të Amerikës” (e përkthyer edhe në shqip). Më parë në skenat tona janë shfaqur edhe të tjera vepra të autorit Dario Fo. Pas skenës së Durrësit më parë, komedia “Çifti i hapur” që u shkrua më vitin 1983 nga autori Dario Fo dhe bashkëshortja e tij Franca Rame është shfaqur edhe në Gostivar, Shkup dhe vijoi udhëtimin edhe skena të tjera. E vënë në shumë skena të botës për temën universale, komedia vjen si një bashkëpunim, midis teatrit të Gostivarit Maqedoni e Veriut, teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Z-Studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here