Drejtuesi i provincës Ontario në Kanada, Doug Ford, ka njoftuar një sërë masash ekonomike kundër SHBA-së, pas vendosjes së tarifave për importet kanadeze. Ford ka deklaruar se nuk do të lejojë që kompanitë amerikane të nënshkruajnë kontrata pune në provincën Ontario derisa taksat e SHBA-së të jenë në fuqi.
Gjithashtu, Ford njoftoi se do të anulojë një kontratë prej 100 milionë dollarësh me rrjetin Starlink të Elon Musk, në shenjë hakmarrjeje për tarifat e vendosura nga SHBA. “Ontario nuk do të bëjë tregti me ata që janë të prirur të shkatërrojnë ekonominë kanadeze,” tha Ford në një postim në X.
Marrëveshja me Starlink, e nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, kishte për qëllim të ofronte internet për 15,000 shtëpi të izoluara. Ndërkohë, zyrtarët kanadezë ishin duke shqyrtuar vendosjen e tarifave për makinat elektrike të prodhuara nga Tesla, por kjo masë është përjashtuar nga lista e kundërpërgjigjeve.