Temperatura deri në -3°C dhe masa ajrore të ftohta, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

0
18

Ditën e sotme pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C,

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C,

në vendet malore: -3 / 6 °C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here