“Çifti i hapur” një komedi nga Franka Rame dhe Dario Fo në skenën e Teatrit Kombëtar

0
13

Komedia “Çifti i hapur” në Javën e Teatrove të Maqedonisë të Veriut në Tiranë. Komedi nga Franka Rame dhe Dario Fo, me regji nga Sulejman Rushiti që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë. Antonia dhe bashkëshorti i saj inxhinier Mambreti, një çift bashkëshortësh krejt klasik, vendosin që një ditë t’i japin një shtysë marrëdhënies së tyre në çift, duke provuar “të hapin” martesën e tyre. Pas disa eksperiencave me gra të tjera nga Mambreti edhe Antonia vihet në gjurmim të një lidhjeje të re, por sapo ajo e gjen partnerin e saj ideal, bashkëshorti i saj Mambreti, fillon të kuptojë se mes tyre ka pasur një keqkuptim…Çifti i Hapur.

Komedia vjen në skenë me aktorët e njohur Suela Bako, Romir Zalla. Në role të tjera Ismail Omer, Elisabeta K., Mladenovska, Zyrijet Sulejmani. Muzika në shfaqje nga Teuta Halimi-Selmani, kitara Besmir Guma dhe skenografia nga Besar Elezi. Kjo shfaqje është një bashkëpunim, midis Teatrit të Gostivarit, teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Z-Studio. Në Javën e Teatrove të Maqedonisë të Veriut në Tiranë kanë qenë në skenën teatrore vepra të ndryshme dhe këtë mbrëmje do të jetë komedia me regji nga Sulejman Rushiti. Dario Fo (24 mars 1926 – 13 tetor 2016) ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri si edhe kompozitor italian. Pas skenës së Durrësit më parë, komedia “Çifti i hapur” është shfaqur edhe në Gostivar, Shkup dhe skena të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here