Kampionati elitar anglez pati dje surpriza të shumta në rezultate, por jo në duelin kryesor të tij, në derbin midis Liverpulit dhe Mançester Sitit, i cili pritej me interes të veçantë. Gjendja e krizës që ka mbërthyer skuadrën e “qytetarëve” të trajnerit Pep Guardiola u dëshmua dhe një herë tjetër dje, pasi Siti e humbi këtë duel dhe i dha “krahë” Liverpulit të marshojë i vetëm në krye të renditjes, duke qenë kështu skuadra favorite për titullin këtë edicion. Pra, thënë ndryshe, Liverpuli e ka fituar derbin e madh anglez ndaj Mançester Sitit të dielën. Në kuadër të javës së 13-të të Premier League, Liverpuli triumfoi me rezultatin 2:0 ndaj Sitit.
Për Sitin kjo ishte ndeshja e shtatë rresht pa fitore. Në mesjavë në Ligën e Kampionëve, Siti u ndal në barazim nga Fejnordi me rezultatin 3:3. Ndërsa për Liverpulin kjo ishte ndeshja e katër rresht e fituar. Golin e parë e realizoi sulmuesi holandez, Cody Gakpo në minutën e 12-të. Për 2:0 nga penalltia realizoi Mohamed Salah në minutën e 78-të. Liverpuli është në ecuri të mirë të rezultateve. Është në vendin e parë në tabelën e renditjes në Angli, me 34 pikë. Kurse Mançester Siti është në vendin e pestë me 23 pikë.
Ndërkohë, rreth një prej lojtarëve të rëndësishëm të Liverpulit, Virgjil Van Dajkut, ka lajme të reja. në fakt, në fillim të kësaj jave, u shfaqën thashetheme se van Dijk tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re me Liverpul. Megjithatë, kur u pyet për këtë nga media holandeze “Soccer News”, kapiteni këmbënguli se kjo nuk ishte e vërtetë. 33-vjeçari ka thënë se situata e tij asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për kontratën e re.
“Të jem i sinqertë, jo. Nuk ka fare ndryshim”, tha Van Dijk.“Nuk ka asnjë përditësim fare, nuk ka asnjë lajm për botën e jashtme. Pra, nuk kam asgjë për të ndarë fare. Nuk ka asgjë e vërtetë se ka marrëveshje për kontratë të re”, deklaroi Van Dijk. Kontrata e Van Dijk skadon këtë verë, por situata e tij shihet si më pak e komplikuar në krahasim me Mohamed Salah dhe Trent Aleksander-Arnold.
Futbollisti i përfaqësueses së Holandës mund të largohet në verë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të nga Evropa si Inter, Juventus apo edhe Real Madrid. Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur edhe klubet arabe, megjithatë ai është i vendosur të qëndrojë në futbollin evropian. Mbetet për tu parë se si do të shkojë kjo çështje deri në fund të sezonit, por surpriza mund të ketë