Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Kujtojmë që Kacidhja është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, duke kërkuar që të arrestohet. Sipas PD, Elton Kacidhja drejtori i UKT i ka dhënë tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos.