Historia e “Bukuroshes së Fjetur” do të vijë në TKOB, përgjatë tetorit dhe shfaqje të tjera e koncerte

0
40

Nga Julia Vrapi

Historia e “Bukuroshes së Fjetur” do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.  Vepra e Çajkovskit pritet të jetë në skenë këtë muaj, ku programi artistik në TKOB vijon edhe me shfaqje dhe koncerte të ndryshme për publikun. TKOB shprehet se me kalendarin artistik të tetorit, i bashkohet muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. “Vazhdojmë me Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit në zemër të Tiranës, duke sjellë premiera botërore dhe balete që nuk i keni parë asnjëherë më parë në skenën shqiptare. Artdashësit e vegjël do të marrin prindërit për dore dhe do të vijnë për të parë Operën për Fëmijë dhe Familje.

Gjenerata e romantikëve do të vazhdojë të udhëtojë edhe gjatë tetorit në TKOB. Historia e “Bukuroshes së Fjetur” vjen nga balerinët e Operës së Varnës në Tiranë dhe Durrës. Ansambli Popullor pasi zhvendoset nga skena, vazhdon me turin drejt qyteteve”, thuhet nga TKOB, që ka ndarë dhe programin artistik këtë muaj për publikun.  Lufta e përjetshme midis së mirës dhe së keqes, përralla klasike e baletit “Bukuroshja e fjetur” nga Pyotr Ilyich Tchaikovsky ka kënaqur audiencën në skenat më të mëdha në botë. Fillimisht i performuar në vitin 1890 në Shën Petërburg, Rusi dhe bazuar në përrallën e Charles Perraults “Bukuroshja e fjetur në pyll”.

Historia flet për princeshë Aurorën, e cila është e mallkuar të shpojë gishtin në një makinë tjerrëse dhe të flejë për 100 vjet. Kjo zgjat derisa të zgjohet nga puthja e një princi. Ata martohen në fund të baletit dhe me fluturime, numra të bukur muzikorë. Pjetër Iljiç Çajkovskij  (7 Maj 1840 -6 Nëntor 1893) ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare.

Premiera dhe shfaqje të tjera 

Në datat 3 dhe4 tetor në skenë do të jetë baleti premierë “Viceversa”, në 5 tetor do të jetë koncerti i Ansamblit Popullor “Vasha me shtambë” në nderim të Adivije Alibalit. Më 5 dhe 6 tetor vjen opera për fëmijë dhe familje “La Serva Padrona”, më 7 tetor është koncerti vokalo-simfonik “Messa di Gloria”, po ky koncert do të jetë më 8 tetor në Durrës. Koncerti me muzikë dhomë “Gjenerata Romantike” do të jetë në TKOB në datat 8 dhe 10 tetor, ndërsa më 11 dhe 12 tetor vjen “Premtim” dhe “Duke u shpalosur”.

Më datë 12 tetor baleti “Bukuroshja e Fjetur” do të jetë në skenën e Durrësit, ndërsa më 13 tetor do të jetë në TKOB. Më 11 tetor artistët e Ansamblit Popullor janë në Dibër të Madhe, 12 tetor në Peshkopi dhe në 15 tetor do të jenë në Vlorë. Më 18 tetor është koncerti simfonik “Estro Italiano”. Programi artistik vijon në datat 22 dhe 23 tetor me “Gjenerata Romantike”, ndërsa në 25 dhe 26 tetor do të jetë baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Mbrëmja e 27 tetorit sjell në skenë koncertin me muzikë dhome “Nostalgia”, ndërsa më 29 tetor do jetë koncerti “Mjeshtrat e Kabasë dhe Iso-Polifonisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here