Totenhemi i pamëshirshëm, shkatërron 3-0 Mançester Junajtid brenda në “Old Trafford”

0
25

Adriatik BALLA

Premier League angleze vijon të prodhojë spektakël dhe emocione të shumta me ndeshjet e nivelit të lartë që prezantojnë klubet e saj. Dje ishte një duel i fuqishëm në kuadër të xhiros së 6-të, midis Mançester Junajtid eh Totenhemit, pikërisht në stadiumin epik “Old Trafford”, një ndeshje që përfundoi me fitoren e miqve nga Londra 3-0, dhe që ishte një goditje e madhe për “djajtë e kuq”, të cilët krejt papritur e shohin veten në krizë, në gjysmën e poshtme të tabelës së renditjes, kurse me fitoren e djeshme Totenhemi ngjitet në gjysmën e sipërme. Është herët të flitet për objektiva sezonalë pasi janë luajtur vetëm javët e para, por situata për Junajtid pas humbjes së djeshme do të vijë duke u rënduar nëse skuadra nuk bën kthesën e duhur që nga ndeshja e radhës. Sa i takon duelit të luajtur, mund të thuhet në vija të përgjithshme se Mançester Junajtid ka pësuar humbje të rëndë të dielën mbrëma.

Në “Old Trafford”, Junajtid u shkatërrua nga Totenhem Hotspus, 3:0. Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier League. Ndeshja nisi keq për Junajtid. Që në minutën e tretë Brenan Johunson shënoi për 1:0 në të mirë të Totenhemit. Situata u bë edhe më e rëndë për skuadrën vendase në fund të pjesës së parë. Bruno Fernandes u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 42-të. Kështu pjesë e dytë ishte e papërballueshme për Junajtid e 47-të. Tjetër gol për Totenhemin realizoi Dominik Solanke në minutën e 77-të. Mançester Junajtid tani është në pozitën e 12-të në Premier League me shtatë pikë. Totenhemi i ka dhjetë pikë në pozitën e tetë. Duhet thënë se humbja e djeshme e Junajtid e vë nën presion trajnerin ten Hag, për më tepër që kritikat në shtyp për “djajtë e kuq” anglezë kanë vërshuar prej ditësh, për mënyrën se si trajneri po e përballonte situatën.

Ndërkohë, në kuadër të xhiros së gjashtë, krahas ndeshjes Junajtid-Totenhem, dje u luajt edhe takimi Ipsuiç-Aston Vila që përfundoi në barazim 2-2. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Aston Vilën, por Ipsuiç barazoi në fund për të marrë një pikë. Të dy golat për Ipsuiçin i shënoi Delap. Duhet thënë se në kuadër të kësaj jave, e vetmja skuadër e madhe që zhgënjeu ishte Mançester Siti, që barazoi 1-1 me Njukasëllin. Kurse skuadrat e tjera të mëdha fituan dhe forcuan pozitat e tyre në renditje. Pas 6 xhirove të para në Premier League, kryesimin e ka Liverpuli me 15 pikë, ndjekur nga Mançester Siti dhe Arsenali që kanë nga 14 pikë në vendin e dytë dhe të tretë, kurse në vend të katërt vjen Çelsi me 13 pikë, ndjekur nga Aston Vila në vend të pestë po me 13 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here