Shkelje në tender dhe tentativa për të penguar zgjedhjet, paraqitet në SPAK ish-kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri. Pak ditë më parë Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm.
SPAK e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Me një vendim te GJKKO-s Kapri u lirua nga burgu. SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.