Relikuari prej mermeri i shekullit VI-të ekspozohet në muzeun “Onufri”

0
17

Me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë në muzeun ikonografik “Onufri” në Berat u ekspozua një nga objektet arkeologjike, që ka në fondin e saj Qendra Kombëtare Muzeore Berat, Relikuari prej mermeri i shekullit VI -të. QKMB shprehet se ekspozimi u bë pas një procesi pastrues e konservues. “Ky objekt i rrallë i periudhës paleokristiane përmendet për herë të parë në një studim të historianit austriak Bushbek në vitin 1918 që e evidenton brenda Kishës së Ungjillëzimit (Evangjelizmoit), por në vitin 1990 studiuesi gjerman Guntram Koch publikon një studim të detajuar në revistën monumentet 1990 (Nr 40)”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, që ka ndarë dhe foto të objektit në faqen e saj. Simbolet, figurat dhe përmasat e vogla bëjnë të mendosh për një mbajtës relikesh të shenjtorëve.

QKMB shprehet se shembuj të ngjashëm si ky objekt gjejmë në Sirinë e largët në territoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine dhe mermeri është i importuar nga një vend i panjohur, por është punuar nga mjeshtër lokalë, që korrespondon me periudhën e dytë të lulëzimit të Beratit ( Pulheriopolis) në çerekun e dytë të shekullit të VI -të. Qendra Kombëtare Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeun Etnografik. Herë pas here QKMB ndan informacione për objekte të ndryshme, që janë pjesë e fondit të këtyre dy muzeumeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here