Publikohet lista përfundimtare e Shqipërisë për Euro 2024, Silvinjo largon vetëm një lojtar

0
18

Pritjes gati po i vjen fundi. Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian. Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin.
Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Zgjedhjet e trajnerit Silvinjo: Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
 
Kombëtarja shqiptare paraditen e sotme ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në Stegersbah të Austrisë, ndërsa kuqezinjtë në orën 16:00 do të udhëtojnë nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit për të mbërritur në mbrëmje në Dortmund në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here