Nuredin Dumani “hap thesin” para Antimafias italiane, dalin në skenë vrasje të porositura nga politikanë të rëndësishëm

0
107

Marrja në pyetje e Nuredin Dumanit nuk ka përfunduar. Interes për të nuk kanë vetëm hetuesit shqiptarë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas “OraNeës”, vrasësi me pagesë është marrë në pyetje edhe nga anti-mafia italiane. Në Tiranë ka ardhur vetë zv/prokurori i përgjithshëm për sektorin anti-mafia, Giuseppe Gatti, i cili është shoqëruar nga oficerë italiane. Teksa Dumani merrej në pyetje, në tryezë me hetuesin italian kanë qenë edhe dy prokuror të posaçëm si dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas të dhënave, Nuredin Dumani është marrë në pyetje vetëm për vrasje, por fokusi ka qenë për trafikun e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për linjën e kalimi te drogës nëpërmjet portit të Durrësit, nga ku droga kalohet për në Itali. Mesa duket, Prokuroria italiane po heton disa raste trafiku droge, por kanë kërkuar dëshminë e Dumanit, për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën sesi bashkëveprojnë grupet kriminale shqiptare me ato italiane. Ndaj edhe ka marrë në pyetje Dumanin për të dytën herë. Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale). Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

A kanë dalë emra për vrasje të porositur nga politikanë të rëndësishëm?

Nuk dihet nëse Dumani ka nxjerrë para Antimafias edhe emra politikanësh që kanë porositur vrasje. Ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka thënë se në rrëfimet e tij para hetuesve, Dumani ka përmendur emrin e Ilir Metës se ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti. Këtë deklaratë Hoxha e bëri pak muaj më parë në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ku sipas të cilit, denoncimi i Dumanit nuk është bërë publik në media, por që është regjistruar si dëshmi e tij para hetuesve të SPAK. Hoxha thotë se Dumani ka përmendur emrin e Ilir Metës që ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Qarkun e Lezhës në vitin 2017. “Nuredin Dumani ka folur shumë më tepër se ajo që kemi parë. Disa pjesë të dëshmive të tjera Nuredin Dumani fillimisht është regjistruar me diktofon dhe pastaj është marrë dëshmia e tij e zbardhur me tekst. Deklarimet e tij, e Henrik Hoxhaj dhe një grupi, ka një grup personash të penduar, duhen verifikuar por dëshmitë e tyre kanë qenë të atij niveli që kanë krijuar problematike edhe brenda prokurorëve të SPAK-ut. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty sa ka thënë që një nga 3 personat më të fuqishëm sot në vend politikanë ka porositur vrasje për të vrarë vëllain e një deputeti. Vrasja është bërë. Këto jam dëshmi që duhen verifikuar. Unë kam rezerva. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 gjatë fushatës elektorale dhe gjatë dëshmisë së tij, e ka zanafillën para fushatës. Konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale në qarkun e Lezhës dhe pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik sepse ka qenë i zgjedhur, i kësaj mazhorance, ka qenë dhe në këshillin e bashkisë. Është ekzekutuar, është vrasje pa autor dhe sot e kësaj dite. Por sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe kjo vrasje sipas tij, pra është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës, por ky personi s’është më deputet. Në atë kohë ka qenë kandidat për deputet. Këto janë gjëra që duhen verifikuar, sepse nëse kjo del e vërtetë, kjo është shumë e rëndë. Nuredin Dumani, sipas dëshmisë, thotë që Ilir Meta, sipas tij, ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë. Ai personi vërtetë është vrarë”, deklaroi Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here