Komisioni i PS për antikorrupsionin/ Monika Kryemadhi ‘shuplakë’ grupit të Berishës

0
64

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur kundër bojkotit nëpër komisione, referuar këtu edhe komisionit të fundit të mazhorancës për antikorrupsionin.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi u shpreh se bojkoti dëmton shumë opozitën, por theksoi se në rastin konkret duhet transparencë.

Ajo u shpreh se për komisionin antikorrupsion, i cili u miratua nga Kuvendit vetëm me votat e mazhorancës theksoi se “duhet të njohim kush janë iniciatorët e këtij komision dhe me kë janë dakrodësuar”.

Pyetje: A mendoni se bojkoti është zgjedhja më e mirë e mundshme e opozitës?

Kryemadhi: Unë nuk jam kundër asnjë korrupsioni. Bojkoti dëmton shumë opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij në lidhje me korrupsionin. Edhe pjesëmarrja në komision, por edhe mospjesëmarrje nuk komision nuk ndalon asnjë deputet për të bërë punën në të gjithë raportet që krijojmë ne me ligjin apo elektoratin.

Nuk e di si është historia e komisionit, sepse duhet të njohim kush janë iniciatorët e komisionit dhe me ke janë dakordësuar Duke mos qenë transparente ndërtohen urat e skepticizmit mes mazhorancës dhe opozitës.

Unë që nga djegia e mandateve, janë edhe të gjitha pasojat që ne kemi përballë me institucionet.

Kështu që mendoj se të qenurit një opozitë kompakte dhe realiste me problemet që ka shoqëria shqiptare do të ndihmonte një hapësirë për ristrukturim dhe të jetës politike në Shqipëri.

Pyetje: A është kjo një mënyrë e juaja për tu larguar me nder nga parlamenti apo synoni që duke bërë këtë qasje mund të tentoni të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme, pra cili është plani për 2025?

Kryemadhi: E para puna ime si deputet nuk ka ndryshim. E vetmja gjë është vendndodhja. Mos harrojnë që paditë për inceneratorët nuk janë bërë as në foltoren e Kuvendit dhe as në selinë e PL, por ne terren. Detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej mandatin me dinjitet. Se çfarë do të bëj unë deri në fund, ka kohë akoma. Pavarësisht ambientit ku jetojmë, është shumë më i vështirë për një grua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here