U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha

0
44

Mëngjesin e sotëm është dhunuar avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se dyshohet se dhuna ndaj avokatit ka pasur shkak konfliktin për arsye pronësie.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here