Universiteti i Tiranës në fushatë zgjedhjesh, ja emrat e kandidatëve për dekan që kandidojnë në 6 fakultete

0
81

Rektori i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandidojë sërish pa asnjë kundërshtar, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet. Gazeta ka zbuluar edhe emrat e kandidatëve të njësive kryesore të UT; ku nga 6 Fakultete në tre prej tyre gjithashtu nuk do të ketë garë. Dhori Kule i cili ka nisur karrierën drejtuese akademike që prej 1997, shkëputet këtë vit, për shkak se nuk i lejohet e drejta e rikandidimit sipas ndryshimeve ligjore të arsimit të lartë. Mirëpo, duket se në krye do të vendoset njeriu i besuar, Bernard Dosti i cili tashmë mban detyrën e zv rektorit në UT, por do të garojë i vetëm në zgjedhjet për dekan në Fakultetin Ekonomik.

Emrat

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës, nga 6 Fakultete në 3 zgjedhje pa garë:

1.      Fakulteti i Ekonomisë, që prej 2016 dekan ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

2.      Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht është në krye).

3.      Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kandidate e vetme Esmeralda Kromidha (aktualisht e drejton).

4.      Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka

5.      Fakulteti i Shkencave të Natyrës- përfundon mandati Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina

6.      Fakulteti i Shkencave Sociale – mbyll 2 mandate Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

Kush është rektori Artan Hoxha?

Prof. Dr. Artan Hoxha (lindur në 1960 në Tiranë) është një jurist shqiptar dhe Rektor i Universitetit të Tiranës nga viti 2020. Prof. Dr. Artan Hoxha është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983. Gjatë periudhës 1994-1995 ka kryer studimet pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Leidenit, Holandë. Në vitin 2005 ka marrë diplomën Master në Shkenca Juridike dhe në vitin 2009 Gradën “Doktor” në të Drejtën Penale. Në vitin 2010 ka marrë titullin “ Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2015 titullin “ Profesor”.  Prof. Dr. Hoxha ka filluar karrierën e tij profesionale si Prokuror Sektori në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe më pas është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë periudhës 1992 – 1994, ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në periudhën 1997 – 1999 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kodifikimit në këtë Ministri. Në periudhën 1999 – 2008 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Prej vitit 1998 është Pedagog i lëndës “E drejta procedurale penale” në Fakultetin e Drejtësisë dhe nga viti 1997 është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës. Është autor i një sërë monografish dhe artikujsh si dhe bashkautor i Komentarit për Procedurën Penale të Shqipërisë. Ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale (1992 – 1994), anëtar i Komisionit të Reformave Ligjore dhe Institucionale të ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë (2004 – 2006) , Kryetar i Komisionit për Ndihmë Legjislative të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (2001 – 2008), Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Operimin e Konventave Evropiane në Fushën Penale (1997 – 2003). Nga viti 2004 ai është Ekspert i Këshillit të Evropës në fushën penale dhe pushtetin gjyqësor për trajnime brenda dhe jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here