Sali Berisha i mban peng bashkëpunëtorët e tij me dosje korruptive dhe të ish-Sigurimit të Shtetit, Lulzim Basha zbardh prapaskenat e bujshme

0
37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë këtë fundjavë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” dhe është drejtues i çetës ilegale anti-amerikane të Rithemelimit. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, zoti Basha zbuloi se Sali Berisha po i mban peng bashkëpunëtorët e tij me dosje korruptive dhe të ish-Sigurimit të Shtetit. “Ka një pjesë që nuk ndodhen fatkeqësisht në këtë sallë të cilët fillimisht u eksituan nga premtimet për përmbysje 6 mujore, tani i kanë kuptuar dhe tani duan arsyet përse të vijnë këtu. E para të vijnë se janë në shtëpinë e tyre, e dyta të vijnë sepse këtu ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë e më shumë meritokracia. Dhe kjo është meritokracia. Kur themi do të funksionojë meritokracia nuk e kemi fjalën që do të rrahim shpatullat e do të themi sa mirë, bravo. Dhe prap ta mbajmë PD të ndarë në dy pjesë, siç ka qenë e ndarë edhe në një kohë të mirë, jo pa përjashtime edhe gjatë drejtimit tim, në dy pjesë, uji dhe vaji. Uji nuk bëhej dot kurrë vaj. Mund të fitoje kryetar sesioni, mund të fitoje zgjedhjet në sesionin, parlamentare apo lokale ku në kutinë ku kishe në përgjithësi PD dilte e para, vetëm rrahje shpatullash e faleminderit por nuk ngjiteshe dot te pjesa tjetër. Pjesa tjetër, okuponte gjithmonë në rreshtat e parë. Je apostuj, në fakt asgjë apostulike përveç përfitimeve personale. Kjo pjesë ishte ajo që ia mbathi kur kohët u bënë të vështira, kur qielli u zu nga retë e zeza dhe i la demokratët të përballeshin dyfish me egon e egër e personale nga njëra anë që për interesin e tyre ishin gati t’i vinin flakën shtëpisë tonë të përbashkët dhe atyre që fërkonin duart me zjarrin që bashkërisht ndezën. Sepse mungonte ashensori politik brenda partisë, mirë shumë mirë, bravo po deri këtu shkon. Pse? Apo sepse nuk ka dosje kryetari të kontrolloj, e kam fjalën për të dyja llojet, edhe ato të korrupsionit dhe ato të Sigurimit të Shtetit”, deklaroi ai.

Ftesa për demokratët

Më tej kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu dërgoi edhe një ftesë për bashkim demokratëve. “Me zgjedhjet në PD, ne shkallmojmë këtë tavan të padukshëm brenda familjes sonë sot, që shumicën dërmuese të demokratëve iu thoshte deri këtu e keni, më lartë nuk shkoni dot. Dhe nën këtë shembull bëhemi gati t’i japim formë korpusit tonë të kandidatëve për deputet, sigurisht larg tarafeve, larg paragjykimeve, me një synim që të jenë njerëzit që mbi shpatullat e dyte mund dhe do të ngrejnë fitoren e Partisë Demokratike. Vetëm kështu mund të garantojmë para shqiptarëve që nuk do të ketë tavane sociale që ashensori social i shqiptarëve, nuk do t’i thotë djalit të një fermeri ose të një papuni që deri këtu e ke. Të krijojmë mundësitë, asgjë të falur, mundësitë që në bazë të meritës së tyre, të ecin përpara. Të tilla janë zgjidhet dhe zgjedhjet tona, e pa vonesë ta japim këtë sinjal meritokracie për të gjithë e në veçanti për rininë demokrate”, u shpreh ai.

Reforma në drejtësi

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan, përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD, ndaj SPAK dhe BKH. Basha gjithashtu u shpreh se demokratët janë e vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve. “Ndaj për demokratët shqiptarë është e qartë që dilema ka marrë fund, dilema duhej të merrte fund, Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave. Që ky qëndrim është i qartë, e tregon edhe ankthi që ndodhen tashmë në hetime penale, në procedime penale, të arrestuar apo në pritje të gjykimit apo edhe vet në burg duke vuajtur dënimin për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar këtij populli dhe qytetarëve me vjedhjet e tyre të përbindshme. Prandaj menduan dhe zbatuan planin e tyre diabolik për amnistinë e të korruptuarve të dënuar nga SPAK-u. Ju e patë edhe vet, në fillim Partia Demokratike, më pas media, më pas vet institucionet e drejtësisë treguan qartë këtë lojë të ndyrë, këtë lojë të ulët, natyrisht të ideuar dhe të udhëhequr nga Edi Rama dhe kjo qeveri, por të përqafuar nga ata që me mandat të marrë nga votat tuaja, flijuan interesat e demokratëve, flijuan interesat e shqiptarëve dhe bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, duke mbajtur në procedim penal protestuesit demokratë dhe protestuesit në tërësi kundër korrupsionit. Kjo i nxjerr ata të zbuluar, si ai llumi që nuk e ka mendjen të bëjë diçka për vendin por e kanë mendjen vetëm tek vetja e vet dhe karrigia e vet. Kjo është ajo që na diferencon me ta dhe nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. E vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve, për një Shqipëri që u ofron mundësi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre, është dhe mbetet, Partia Demokratike e Shqipërisë”, nënvizoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here