Pritet arrestimi i katër drejtuesve të lartë të policisë, SPAK ka bërë gati dosjen, Ervin Karamuço jep detajet e fundit

0
86

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, foli në lidhje me raportin e SPAK të publikuar pak ditë më parë, por dha një paralajmërim të fortë. Ai theksoi se po bëhet një hetim i madh, ku në pranga do bien zyrtarë të lartë që janë në kupolën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Sipas tij janë katër emra VIP që do të bien në pranga. “Ka shumë kohë që po hetohet një kontingjent me nivel drejtues të policisë së shtetit. Ka pasur arrestime siç jemi në dijeni, disa prej tyre janë në paraburgim dhe janë shefa komisariatesh, shefa krimesh, po tani ka një hetim ende më të madh, ku deri tani kanë dalë katër emra të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, që janë në kupolën qëndrore më Drejtorinë e Përgjithshme të policisë dhe një në një drejtori qarku. Po diskutohet që këta persona të mos jenë në detyrë në momentin e arrestimit por të lirohen paraprakisht dhe më pas të arrestohen. Shqetësimi i Dumanit ka kohë që është ngritur”, tha ai në emisionin “Revieë” në Euronews Albania.

Disa krerë policie me dosje trafiku

Gjithashtu Karamuço ka komentuar edhe deklarimet e Altin Dumanit. Lidhur me akuzat ndaj policisë se ka lidhje me krimin, eksperti tha se edhe brenda SPAK ka njerëz që nxjerrin të dhëna dhe dekonspirojnë operacione. Po ashtu tha se ka zyrtarë të lartë të policisë me dosje për trafik droge.

“E pres një skenar Rumanie, por jo shpejt. Pjesa kur populli vajti ta mbronte se politika donte ta shtypte. Ka dhe pjesën e dytë të Janevës në Maqedoni. Të dy skenarët janë të mundshëm. Nëse këta bëjnë gabime vetë i arrestojnë dhe në zyrë. Drejtuesi i prokurorisë frikësohet nga të vetët që nxjerrin informacione. Prokurorë dhe hetues të BKH nxjerrin informacione. Tani dalim nga institucioni. Diso peracione  janë dekonspiruar nga policia dhe personat nuk janë arrestuar.  Ka pasur një operacion ku policia ishte në tym dhe nuk morën forcat operacionale, por Krimin Ekonomik. Edhe pse forcat operacionale i ke futur në paraburgim, SPAK dyshon sërish. Sipas tyre, Forca Operacionale dekonspiron. Ne në një rast antidrogë doli një efektiv i përfshirë. Këtë ka edhe brenda vetes dhe te policia ne kemi njerëz që kanë zhvilluar karrierë në polic dhe janë në dosje për trafik droge”, tha ai.

Paralajmërimi i Anila Hoxhës

Ka qenë dhe gazetarja Anila Hoxha që ka paralajmëruar pas deklaratës së Altin Dumanit se të rrezikuar janë katër emra në polici. “Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja, me 20 kuota SPAK cilësohet i plotësuar. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve. Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK është përgjigjur 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emrat në dispozicion. Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate. Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë. Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar. Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan,” tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here