Ngrihet alarmi në Itali: “Fitili i fuçisë së barutit” në Ballkan mund të ndizet sërish, situata në rajon është më keq se në vitet ‘90

0
54

Ballkani është përsëri një “fitil”, ku vazhdon të nxitet një kulturë dhune dhe nacionalizmi që gjen pikën më të lartë në glorifikimin e gjenocidit dhe ku situata është edhe më komplekse se në vitet ‘90, dhe për këtë arsye Evropa duhet të angazhohet për të mbështetur forcat e ndryshimit në rajon. Siç shkruan “Ansa”, ky është skenari që u prezantua në një konferencë të organizuar nga klubi gjeopolitik Trieste dhe Qendra Kulturore Veritas në Universitetin e Triestes nga Francesco Ronchi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe një nëpunës civil evropian, i cili ka trajtuar me çështjen si përgjegjës për aktivitetet në mbështetje të demokracisë në Ballkan nga Parlamenti Evropian dhe së fundmi ka shkruar një libër “Zhdukja e Ballkanit” botuar nga “Rubbettino”. Ky interpretim pati jehonë në fjalët e Laris Gaiser, këshilltar politik i komandantit të Forcës së Kosovës, nga tetori 2022 deri në tetor 2023, nga pikëpamja e destabilizimit të Kosovës që kulmoi me përleshjet në pranverën 2023.Edhe ekspertët më të sprovuar të përplasjeve në Ballkan do të justifikohen se kanë pasur vështirësi në ndjekjen e krizës, pasi paqja dhe stabiliteti në rajon kërcënohen edhe një herë.

Destabilizimi në rajon

“Misioni italian,” kujton Gaiser, “arriti të parandalonte tre herë përplasje të reja që mund të kishin rezultuar në një luftë civile me kapacitetin për të destabilizuar të gjithë zonën. Një zonë që për Gaiserin tani është bërë shumë e madhe: “Ballkani shkon nga Trieste deri në Mariupol,” përsëriti ai disa herë. Kështu Gaiser shprehu shpresën se “Italia më në fund do të punojë në Ballkan në afat të gjatë” pasi “qeveria aktuale ka thënë se i konsideron ato një prioritet.” Siç shkruan “Ansa” nga Ballkani vjen gjithashtu një lidhje për konfliktin në Gaza dhe tensionet në Detin e Kuq, vuri në dukje Federico Donelli, një pedagog në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Triestes. “Bombardimet Houthi nënkuptojnë se trafiku tregtar nuk po rrjedh më përgjatë Mesdheut, gjë që ul ekonominë dhe e vë Ballkanin në rrezik,” shpjegoi Donelli.

Roli i Turqisë

Zinxhirimi i konflikteve për pedagogun, demonstrohet gjithashtu nga roli i ri që Turqia, tani kryesuese e misionit të NATO-s KFOR, po merr në rajon.”Vendet evropiane kanë treguan se nuk mund ose nuk do të marrin përgjegjësinë për sigurimin në Mesdhe dhe prandaj Turqia po e merr këtë rol”, theksoi ai.Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë ka furnizuar Kosovën me dronë luftarakë.Dronët “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.Një kontigjent ushtarak nga Turqia ka mbërritur në Kosovë vetëm dy ditë më parë si pjesë e misionit të NATO-s të udhëhequr nga KFOR. Trupat turke do të zëvëndësojnë ato italiane, si pjesë e Forcave Rezerviste të lidhura me KFOR. Në një postim në rrjetet sociale KFOR bën me dije se trupat turke reflektojnë angazhimin e KFOR për të mundësuar siguri dhe paqe në rajon. Shtimi i trupave shton sigurinë e të gjithë komunitetit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, e cila është edhe në dakordësi me mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të vitit 1999.

“Detyrat” e Evropës

Një paralajmërim për rreziqet e ‘ballkanizimit’ që drejton Evropa erdhi nga Paolo Rumiz, një shkrimtar dhe gazetar nga Trieste, duke iu referuar veçanërisht pezullimit të Shengenit, i cili parashikon “kontrolle kufitare” që “absolutisht nuk shërbejnë për të refuzuar askënd”. por “për të na mësuar sërish me idenë e kombësisë”. Në mbyllje, organizatori i ngjarjes At Luciano Larivera kujtoi shprehjen “Nëse harrojmë Ballkanin, ata nuk do të na harrojnë ne”. Ai tha se Evropa “nuk mund ta fusë kokën në rërë” në lidhje me këto tensione: “Ballkani është në shtëpi, edhe për shkak të flukseve migratore dhe krimit transnacional dhe sepse kompleksiteti i tyre na kujton atë të botës në të cilën jetojmë: të gjithë jemi të lidhur”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here