“Il Tabarro” është shfaqja e parë që çel Triptikun e Puçinit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

0
113

Viti i Puçinit do të sjellë “Il Trittico” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Il Tabarro” një histori dashurie që përfundon me një fund tragjik, në Parisin e romancave të mëdha është shfaqja e parë që çel Triptikun e Puçinit në skenën e TKOB. “Il Trittico”- tre opera në një natë që do të përfshijë më shumë se 100 artistë. “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi” nga Giacomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: vdekja. “Il Trittico” më datë 29 ngjitet në skenë për të vijuar dhe tre mbrëmje të tjera për publikun, ndërkohë që TKOB po publikon dhe kastet e artistëve. “Suor Angelica” na çon në shekullin e 17-të. Në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet. Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij. “Il Trittico” do të vijë në TKOB, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe as/dirigjent Nicolo Jacopo Supa. Me regji të Ada Gurrës dhe skenografi e kostumografi të ardhur nga Italia me ndihmën e Fondazione Festival Pucciniano. Në këtë shfaqje një rol të rëndësishëm ka edhe Kori TKOB-së i cili drejtohet nga Dritan Lumshi, dhe po ashtu Kori i Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi. Koncertmaestër të kësaj shfaqjeje janë Etrita Ibrahimi, Ingrid Pulizo, Thanas Paskali dhe Herta Cane.

Tre veprat në skenë

Në “Il Tabarro” një ndërthurje artistësh të kombësive  të ndryshme, me pjesëmarrjen e veçantë të Donata D’Annunzio Lombardi, që do të dhurojnë 4 mbrëmje të paharrueshme në TKOB, me muzikën  e Puccini-t. Michele- Carlos Almaguer, Armando Likaj; Luigi- Guo Zi Zhao; Tinca-Erlind Zeraliu; Talpa-Bledar Domi; Giorgetta- Donata D’Annunzio Lombardi,  Dorina Selimaj, Frugola-Vikena Kamenica, Ivana Hoxha; Venditore di Canzonette-Andi Istrefi, Due Amanti-Viola Bakiasi, Gerald Murrja. “Suor Angelica” do të sjellë në skenë emocione të forta. Një nga kryeveprat e Puccini-t, pjesa e dytë e Triptikut, që flet për një tjetër formë të dashurisë. Suor Angelica-Eva Golemi, Ramona Tullumani, La Zia Principessa-Vikena Kamenica, Ivana Hoxha; La Badessa-Amelda Papa, si dhe të tjerë artistë janë pjesë e shfaqjes. Në kastin e “Gianni Schicchi” kemi baritonin e njohur Gëzim Myshketa. Baritoni Myshketa kthehet në Shqipëri enkas për këtë shfaqje, së cilës do t’i japë një tjetër shkëlqim. Gianni Schicchi-Gëzim Myshketa, Solen Alla; Lauretta-Renisa Laçka Nina Muho, Zita-Ivana Hoxha, Rinuccio-Matias Xheli, Denis Skura, Gherardo-Roel Llupo, Gerald Murrja, Nella- Dorina Selimaj, Gherardino- Luis Brahimi, Betto di Signa-Bledar Domi, Simone-Artur Verra, Marco-Genc Vozga, La Ciesca- Simona Karafili, etj. “Il Trittico” e Puçinit do të jetë në skenë më 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rreshtohet kështu krah për krah me teatrot botërorë, që vitin 2024 ia kanë dedikuar kompozitorit të madh, Giacomo Puccini (Xhakomo Puçini).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here