DRTK Berat: Kompleksi i lagjes “Mangalem” është gur i çmuar në artin e ndërtimeve

0
125

Berati, i njohur si qyteti i një mbi një dritareve, për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet, u shpall qytet-muze më 1961. Zona e qytetit-muze përbëhet nga tri lagjet kryesore: “Kalaja”, “Mangalemi” dhe “Gorica”. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat sjell në vëmendje kompleksin e lagjes “Mangalem”. “Kompleksi i lagjes “Mangalem” është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intensive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr “qyteti i një mbi një dritareve”.

Një fushë në të cilën Berati ruan vlera të papërsëritshme në atë të ndërtimeve popullore. Krijimtari që formulon tërësinë e qytetit-muze. Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtërit beratas punimin e gurit ua kane lëne trashëgim brezave më të rinj”, thuhet nga DRTK në materialin në faqen e saj, ku ka ndarë dhe disa foto të lagjes. Në datën 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Konferencën e radhës të  mbajtur në Kanada. Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj origjinal të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ndërtesat brenda kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here