Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar ditën e nesërme të marrë në pyetje mjekun Edivn Prifti, pasi është vënë nën hetim pasi doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjase do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimet për ketë rast ndiqen nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi.
Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.
SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.
Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.