Ja lidhjet e Arben Ahmetajt me Ilir Metën, ish-presidenti furnizoi me informacione për inceneratorët ish-deputetin demokrat, plani i tij ishte që në fund ta bënte kryetar të PD, Evi Kokalari zbardh pazaret brenda opozitës

0
95

Intervista e fundit e ish-zv/ministrit socialist, Arben Ahmetaj vazhdon të shkaktojë polemika. Përveç faktit që zbuloi se ishte strehuar në një shtëpi komunale (Zvicër) si një azil-kërkues, Arben Ahmetaj pohoi “padashje” se ishte vetë ai burimi politiko-mediatik i dosjes së inceneratorëve për të cilën në fund e kanë inkriminuar. Ai mohoi që dosjen t’ia ketë dhënë ish-presidentit Ilir Meta, apo Monika Kryemadhit. Por një gjë e tillë ende nuk besohet, pasi faktet tregojnë të kundërtën. Për të zbuluar pazaret që janë luajtur brenda opozitës ka reaguar aktivistja e njohur Evi Kokalari. Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari tha se Ahmetaj ka furnizuar Metën me informacione dhe ky i fundit një pjesë të tyre ia ka dhënë në fshehtësi Këlliçit. Kokalari tha se Meta e ka bërë një lëvizje të tillë që në fund ish-deputeti i PD të bëhej kryetar i demokratëve. Sipas aktivistes, një tjetër fije që konfirmon lidhjet e Ahmetajt me Ilir Metën është dhe gazetari që kapi intervistën me ish-ministrin. “Belind Këlliçi i ka publikuar dokumentet që ka nxjerrë Arben Ahmetaj. Ndoshta nuk ja ka dhënë direkt Këlliçit, po filloni ngrini pikëpyetje kush ja dha Këlliçit? Ilir Meta? Monika Kryemadhi? Ilir Meta kishte arsye shumë të forta pse donte Këlliçin kryetar të PD. Dhe Çim Peka nga Meta e kapi intervistën me Arben Ahmetajn!! Boll i bëtë shqiptarët për budallenj”, u shpreh Kokalari. Aktivistja ka zbuluar për gazetën “SOT” në një intervistë se nuk ka patur probleme me Metën, derisa kuptoi se ai kishte plane të tjera për PD. “Nuk kisha problem me Metën, derisa kuptova qe ai kishte plane të tjera për PD, pak a shumë ta merrte nga brenda duke futur individë dhe duke i instaluar ata në pozicione kyçe në PD, siç ishte rasti Këlliçit”, tha ajo.

Ja lidhjet e Arben Ahmetajt me Ilir Metën, ish-presidenti furnizoi me

Këlliçi mohon lidhjet me Ahmetajn

Vetë Belind Këlliçi, ka sqaruar akuzat se dokumentet e kësaj afere i ka marrë nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Njësoj si Evi Kokalari mendon dhe analisti Baton Haxhiu, i cili insistoi se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët. Këlliçi i ka mohuar këto akuza, ku sipas tij Arben Ahmetaj nuk ka pasur kurrë lidhje me dhënien e dokumenteve ndaj tij apo grupit të punës së ekspertëve pranë PD. Sipas Këlliçit, ende nuk e ka kontaktuar ndonjë individ nga organi i akuzës për ta pyetur se ku i kanë gjetur ato dokumente autentike. “Në mënyrë kategorike, deklaroj me përgjegjësi të plotë se, jo vetëm që Arben Ahmetaj nuk mi ka dhënë dokumentet, por edhe as në mënyrë të tërthortë as përmes personave të tretë as nëpërmjet ndonjë njohje që mund të jetë qoftë edhe e përbashkët për shkak të detyrës sime si deputet për një periudhë kohe, Arben Ahmetaj nuk ka pasur kurrë lidhje me dhënien e dokumenteve ndaj meje apo grupit të punës së ekspertëve pranë PD. Se ku i kemi gjetur ne dokumente, unë kam pritur të thirrem edhe nga SPAK, kam dorëzuar 1200 faqe dokumente në SPAK që i kemi autentike kemi ende dokumente të reja që do i dorëzojmë dhe ende nuk ka kontaktuar ndonjë individ nga organi i akuzës për të na pyetur se ku i kemi gjetur këto. I them Batonit apo kujtdo që është i interesuar, që po të kishte qenë për Arben Ahmetaj nuk do të ishte bërë ajo transparencë që është bërë deri më sot, por nga ana tjetër ka ende me dhjetëra dokumenta të tjera që do ti bëjmë publike sepse kemi një material shumë voluminoz që e punojmë çdo ditë dhe në momentin që arrijmë të bëjmë lidhjet ne i bëjmë publike dhe i depozitojmë me firmë dhe vulë me shkresë zyrtare dhe në SPAK çdo dokument që kemi”, u shpreh Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here