Zbardhet dosja e re në SPAK për Luan Baçin, ka fshehur në deklaratat e tij të pasurisë 783 mijë euro cash të investuara në një kompleks turistik në Vlore

0
94

Një dosje e re ka shkuar në tavolinën e drejtësisë së re. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, shtetasi Aredin Behari i drejtohet SPAK me një kallëzim te ri ndaj deputetit Luan Baçi. Në këtë kallëzim shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi ka fshehur një pasuri prej gati 800 mije euro nëpërmjet makinacioneve me një investim me njeriun e tij te afërt. Shtetasi Behari nëpërmjet provave tregon se si në periudhe 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet gruas së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik ne Vlore. Shtetasi Behari pretendon se Deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK. “Ky hetim, nëse kryhet nga SPAK, do te nxirrte fare qarte se Luan Baçi gjate periudhës 2010-2012 ka pastruar leket e korrupsionit  dhe ryshfeteve si  Drejtor i Transportit Rrugor, Fier”, pretendon shtetasi Behari.  Mbetet për tu parë se çfarë reagimi do të ketë nga SPAK në lidhje me këtë kallëzim te ri: do të ketë një hetim te mirëfillte këtë here?  Nga leximi i bërë nga një kopje e këtij kallëzimi del se Luan Baçi, nëpërmjet pagesave cash  në lekë dhe në euro, ne periudhën shkurt 2010- korrik 2011, ka paguar kuotën e tij te investimit si dhe ka blere disa njësi nga ortaku Aredin Behari në kompleksin Diamond Hill & SPA ne Vlore, për një total prej 782.935 Euro. Asnjë nga këto transaksione nuk figurojnë ne deklaratat e pasurisë se Deputetit Luan Baçi, te dorëzuara pranë ILKDPI.

Hetimet e SPAK

Kujtojmë se ky nuk është denoncimi i parë në SPAK për Luan Baçin. Në tetor të vitit të kaluar deputeti pranoi se është thirrur në SPAK dhe pikërisht për hetimet ndaj pasurisë së tij. “Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë një oficer dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. SPAK kishte marrë denoncimin, hapi dosjen. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë…”, ka thënë Baçi. Por pozitat e tij mund të tronditen, pasi Altin Dumani konfirmoi se krimet financiare do të jenë në epiqendër të punës së drejtësisë së re. Prokuroria e Posaçme ka rekrutuar persona në pozicionin si Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar. Këta hetues kanë përgjegjësi të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim, si dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë. Ata kanë diplomë në drejtësi, në finance dhe në fusha të tjera përkatëse, të lidhura me fushën e hetimeve financiare. Pra SPAK e ka nisur me dorë të hekurt dhe do të ndjekë me politikanë të tjerë të njëjtën skemë si me Arben Ahmetajn. Shprehja e famshme “Folloë dhe Money” (ndiq paratë), e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e krijuar nga  autoritetet hetimore amerikane u zbatua nga Prokuroria e Posaçme për hetimin dhe fundosjen e ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj. Në dosjen që është plot 400 faqe, thuhet se Ahmetaj mori përfitim të parregullt rreth 500 mijë euro për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme, duke futur dhe emra të tjerë në këtë nga viti 2016 deri në vitin 2020. Këtë shumë të konsiderueshme, Ahmetaj e ka përfituar për vila, apartamente dhe udhëtime bashkë me të afërmit. Vila në Hamallaj e bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, sipas dosjes, fillimisht ishte në pronësinë e Klodian Zotos. Pra Arben Ahmetajn e fundosi pasuria. Përveç kësaj, SPAK është asistuar gjithë këto kohë nga agjentë të FBI, CIA, si edhe ekspertë të fushës që bënë të mundur zbulimin e provave që Ahmetaj tentoi t’i groposte. Ish-ministri nuk do të jetë i vetmi që do e pësojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here