“Nis sot shpërndarja e …”, Ministria e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm për maturantët

0
81

Nga sot 16 janar, publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Kjo është një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara se vitet e shkuara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare.

Gjatë një takim të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Arsimit, me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.

Sipas ministrisë ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët, duke i ndihmuar ata të përballojnë me sukses sfidat e provimeve të Maturës Shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here