Google search engine
Home Politike Drejtesi Kreu i Emergjencave Civile del pas një ore nga SPAK, ja çfarë...

Kreu i Emergjencave Civile del pas një ore nga SPAK, ja çfarë deklaroi Haki Çako

0
106

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur paraditen e sotme (15 Dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme.

Ai ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 dhe doli nga ambientet e Prokurorisë pasi u mor në pyetje për rreth 1 orë.

I pyetur nga gazetaret mbi arsyen e paraqitjes në SPAK, Çako u përgjigj shkurtimisht duke thënë se nuk ishte për të dhe as institucionin që përfaqëson.

Por, shtoi se ka të bëjë me një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë.

“Isha në cilësinë e detyrës që kam, për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë, por nuk ishte personalisht as për mua dhe as institucionin tim”, shprehet ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here