Google search engine
Home Politike Basha trondit “Trekëndëshin e Bermudës”, propozon amendamentin që nxjerr nga sistemi politikanët...

Basha trondit “Trekëndëshin e Bermudës”, propozon amendamentin që nxjerr nga sistemi politikanët për të cilët SPAK kërkon autorizim për t’i hetuar për zullumet dhe aferat korruptivo-kriminale

0
91

Pasi propozoi vetingun në politikë dhe ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka tronditur sërish “Trekëndëshin” e Bermudës” (Rama-Berisha-Meta), teksa përmes një lëvizje surprizë, mësohet se PD e drejtuar prej tij ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një amendament, i cili nëse do të kalojë dhe marrë bekimin e deputetëve, nxjerr jashtë sistemit politikanët dhe zyrtarët e përfshirë në afera korruptive e kriminale. Kryeministri Edi Rama, kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha në mënyrë sistematike janë akuzuar se janë përfshirë në zullume, ndërkohë që përmes këtij amendamenti Partia Demokratike zyrtare kërkon që të kur SPAK kërkon autorizim, deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti. Më konkretisht sipas amendamentit, në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast se nis një hetim për të, dhe autorizimi atëherë kur kërkohet nga organet e drejtësisë, quhet i dhënë automatikisht me këtë deklarim. Pra kjo do të thotë se kushdo që ka abuzuar i duhet të largohet nga politika apo posti që gëzon nëse ka llogari të hapura me Prokurorinë Speciale. Megjithatë kjo lëvizje e Bashës është edhe një goditje për Berishën. Teksa në Kuvend ka mbërritur shkresa e SPAK për autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, e njëkohësisht edhe po kalon ndryshimi në rregullore për ashpërsimin e dënimit maksimal me 60 ditë, i cili pritet të votohet sot në seancën plenare, PD zyrtare ka menduar propozimin e një amendamenti (që i shtohet rregullores) që deputetët të heqë dorë vullnetarisht nga imuniteti. Kujtojmë se në shumë dalje publike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur interesimit lidhur me vetingun në politikë. Basha theksoi se tani është koha për tu treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo. Madje kreu i PD shtoi se kur ligji të shkojë në parlament ata që do të votojnë pro do të jenë të sinqertë dhe të pakorruptuar, ndërsa ata që do të rreshtohen kundër tregojnë se kanë gjëra për të fshehur.

Detaje nga ndryshimet e propozuara nga PS për Rregulloren e Kuvendit

Ndërkohë kujtojmë se mazhoranca socialiste ka propozuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, në të cilën parashikon ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Votimi do të bëhet më 14 dhjetor. Sipas rregullores aktuale, dënimi për deputetët parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste që pritet të votohet sot, pritet të ndryshohet dhe ky dënim të bëhet deri në 60 ditë. Në këtë projekt-rregullore, të cilin po e pasqyrojmë më poshtë të plotë dhe që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët.

Ndryshimi i Rregullores

Neni 1

1.  Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.

2. Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë

jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here