Biden plas deklaratën e bujshme: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA do të përfundojë në luftë me Rusinë

0
53

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ‘nuk mund ta lëmë Putin të fitojë në Ukrainë’. Gjatë fjalës së tij në Kongres, teksa po miratoheshin fonde shtesë për Ukrainën, Biden tha se nëse Putin fiton në Ukrainë, Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s e për pasojë SHBA do të përfundojë në luftë me Rusinë.

“Unë nuk dua t’i kthej shpinën” Ukrainës, tha presidenti amerikan, duke raportuar se ai kishte konfirmuar mbështetjen e SHBA për Kievin për udhëheqësit e G7.
Por, shtoi ai, “se po mbarojnë paratë”, kështu që Kongresi duhet të veprojë.

“Kongresi duhet të miratojë fondet e reja për Ukrainën deri në Krishtlindje, është e pabesueshme që kemi arritur në këtë pikë,” theksoi ai.
Ndërprerja e ndihmës për Ukrainën “do të ishte dhurata më e mirë për Putinin. Nëse Putini merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq.” Rusia do të përfundojë duke sulmuar një aleat të NATO-s dhe në atë moment, presidenti amerikan tha, “ne do të kemi diçka që nuk duam: trupat amerikane që do të duhet të luftojnë kundër trupave ruse”.

Sot është planifikuar një votim për paketën e fondeve për sigurinë kombëtare, duke përfshirë ndihmën për Ukrainën, e propozuar nga Shtëpia e Bardhë dhe e refuzuar deri më tani nga një grup republikanësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here