Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”

0
61

Juristi Romoe Kara paralajmëron se tmerri për Sali Berishën sapo ka filluar. Gjatë 32 viteve demokraci, në Shqipëri kanë ndodhur me dhjetëra masakra, vrasje dhe skandale që edhe sot janë pa autor. Që nga vjedhja me skemat piramidale, grushti i shtetit më 1998, vjedhja e floririt në Krrabë, vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës, shfarosja e fisit Haklaj në Tropojë, 21 Janari, Gërdeci, vjedhja e Rrugës Durrës-Kukës, videoja Meta-Prifti, skandali i CEZ-DIA, afera e ish-kompleksit Partizani, e shumë ngjarje të tjera kanë kaluar në heshtje dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Por ditët e fundit po jepen sinjale se mund të gjendet drita e zbardhjes për këto. Si për koincidencë, në të gjitha ngjarjet e përmendura më lart, protagonist i drejtpërdrejtë apo indirekt ka qenë Sali Berisha. Vendimi i Departamentit të Shtetit për ta shpallur të padëshiruar ka rritur rrezikun ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga drejtësia e re. Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por situata ka ndryshuar pas vendimit të DASH dhe presioni ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm. Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime. Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit. Por tani Sali Berishës i është shtuar dhe një tjetër dosje. Pas shumë vitesh në azil politik në Suedi, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Hakljave vendosën që të çojnë Berishën në SPAK me akuzën se ka shfarosur fisin Haklaj në Tropojë. Hetimet e kësaj dosjeje për juristin Romeo Kara do të “varrosin” përfundimisht mitin Sali Berishën. “Padyshim. Janë dhjetëra vrasje pa autor, për të cilat deri më tani, as nuk është marrë mundimi, për të filluar qoftë edhe një proces fiktiv penal. Është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe koha qe sistemi i drejtësisë dhe pikërisht organi i akuzës të vihet në nivelin e misionit të tij. Zbardhja e dosjes Tropoja, jo vetëm që do t’i shërbejë drejtësisë, por ajo mund te bëhet shkak për mbylljen e plagëve qe iu janë hapur jo vetëm familjareve të të vrarëve, por edhe vetë të vrarëve, te cilët nuk i kanë lënë të qetë as në varret e tyre. Nuk ka nevoje për koment, për të thënë se, Sali Berisha jo vetëm që do të tronditet, por nuk do të arrijë kurrë me ta mbledhë veten nëse kjo dosje zbardhet ligjërisht.  Zbardhja e kësaj dosjeje, do t’a zhbëjë përfundimisht mitin Berisha. Për këtë jam plotësisht i sigurt”, u shpreh juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.

Si nisi kalvari i vrasjeve?

Juristi Romeo Kara ka treguar dhe si nisi shfarosja e fisit Haklaj nga dora e Berishës. Ai ka folur dhe për incizimin ku Berisha kërkon goditjen e Shkëlqim Haklajt. “Kalvari i vrasjeve, mallkimi pa kthim i asaj krahine filloi pikërisht në mitingun e PD-se të qershorit 1997, ku vete Berisha është incizuar duke u shprehur se, nuk largohej nga Tropoja, pa marrë me vete në Tiranë, Shkëlqim Haklajn, vrasja e te cilit në janar te vitit 1998 i vuri fitilin krahinës.  Edhe pse Berisha e përdori politikisht vrasjen e Azem Hajdarit, për te motivuar rikthimin e tij ne pushtet në 2005, ai kurrë nuk u paraqit në prokurori apo gjykatë dhe kurrë nuk dëshmoi përpara tyre edhe pse iu dërguan me dhjetëra ftesa dhe kurrë nuk bëri asnjë tentativë për zbardhjen e të vërtetës siç premtoi, por përkundrazi, nen qeverisjen e tij, kulla e Haklajve u rrënua dhe varret e tyre u dhunuan. Në perceptimin publik, Berisha konsiderohet si zjarrvënësi i Tropojës dhe nxitësi i këtij kalvari vrasjesh qoftë me deklaratat e tij publike, ashtu edhe me përkrahjen totale qe i ka dhënë vrasësve të njërës palë. Prokuroria do të ketë shume pune me atë dosje dhe qasja ndaj saj, duhet te behet pa paragjykim dhe me ftohtësi të plotë. Besoj se ajo do te jete ne gjendje për te gjetur provat qe do te provojnë faktet tashme të njohura edhe publikisht”, tha ai ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here