Google search engine
Home Politike Zbardhet skandali tronditës, Flamur Noka kërcënon me jetë një punonjës të Gardës...

Zbardhet skandali tronditës, Flamur Noka kërcënon me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij, pritet të hyjë në lojë SPAK, ja sa vite burg rrezikon besniku i Sali Berishës

0
106

Përveçse po i vënë zjarrin Kuvendit të Shqipërisë dhe po mbjellin terror duke pushtuar institucionet me shpresën se do të rikthejnë një ’98 të dytë, grupi i deputetëve të çetës anti-amerikane të kryesuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, janë kthyer në kërcënim serioz edhe me jetën e punonjëseve të Gardës së Republikës. Prej disa javësh, sidomos pasi Prokuroria Speciale (SPAK) vuri nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, deputetët të Berishës dhe ky i fundit kanë nisur një rebelim kundër institucioneve, me arsyetimin se po “shtypen” nga diktatura e instaluara nga kryeministri Edi Rama. Deputetët e “Foltores” pretendojnë se u janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër janë ata që cenojnë rendin kushtetues, sikundër ndodhi këtë të hënë në Parlament, ku bllokuan punimet dhe iu vunë zjarrin tavolinave. Por sikur të mos mjaftonin këto shkelje të rënda dhe shkaktimi i kaosit, dje është zbardhur një skandal tronditës, ku protagonist është bërë deputeti i “Foltores”, Flamur Noka. Ka qenë nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila teksa ishte e ftuar në një studio televizive zbuloi se deputeti Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij. Madje zonja Felaj theksoi se janë kërcënuar edhe punonjës të tjerë të Gardës së Republikës brenda sallës së Parlamentit, ndërsa shtoi se në gjykimin e saj aksioni opozitar nga disa deputetë që ndjekin Sali Berishën është i dhunshëm. “Disa njerëz e kanë humbur arsyen pse janë në Parlament dhe për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre në Parlament dhe ndjekin Berishën”, tha Felaj e ftuar në “Ditari” i A2CNN Lidhur me mënyrën se si Garda e Republikës ka reaguar përkundrejt veprimeve të deputetëve demokratë, Felaj tha se oficerët kanë qenë të përmbajtur duke zbatuar rregulloren. Ajo madje shkoi më tej duke zbuluar se në një nga seancat plenare, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një prej punonjësve të Gardës dhe fëmijët e tij. “Siguroj që Garda është gjithmonë në sallë për rendin dhe sigurinë. Ligji i Gardës e detyron që të bëjë këtë detyrë. Të sigurojë mjediset e Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera kur ato cenohen nga veprime të dhunshme. Këtë ka bërë Garda duke u përmbajtur natyrisht në kryerjen e detyrës, pasi nuk është e thjeshtë të jesh proporcional ndaj veprimeve që bëjnë disa deputetë të opozitës. Nuk e di a e keni ndjekur sesi Flamur Noka kërcënon me jetë një nga anëtarët e Gardës. Kërcënon atë me jetë dhe fëmijët e tij. Punonjës janë goditur dhe janë kërcënuar me jetë në sallën e Kuvendit. Kjo nuk është me Partinë Socialiste, por është me punonjësit. Këto lloj sjelljesh, ligji penal i penalizon”, deklaroi dje deputetja Felaj në një media. Por kërcënimi me jetë që i është bërë punonjësit të Gardës nga deputeti Flamur Noka, pritet të fusë në lojë SPAK, për shkak se ajo përbën vepër penale. Kjo do të thotë se besniku i Sali Berishës, Flamur Noka rrezikon burg. “Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, thuhet në neni 84 të Kodit Penal në rubrikën “Kanosja”.

Kuvendi neutralizon “rebelet” e Berishës

Ndërkohë dje Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur për përjashtimin e katër deputetëve të opozitës, të cilët ndezën tymuese dhe i vunë flakë një tavoline në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 6 prej tyre, por nuk janë përjashtuar vetëm dy gra deputete Albana Vokshi dhe Sorina Koti. Ndërsa Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi. Zbardhet kërkesa e PS, përmes së cilës kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare. PS kërkon përjashtimin e PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Bledion Nallbatit, Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Sorina Kotit dhe Flamur Hoxhës. Nga ana tjetër, në kërkesën e Partisë Socialiste, thuhet se Gazment Bardhi ka qëlluar me karrige njërin nga gardistët, i cili u dëmtua rëndë në dorë, ndërsa Flamur Noka bllokoi foltoren me karrige, ndezi dy flakadanë. Në mbyllje te seancës Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit. Sa i takon Bledion Nallbaiti, në kërkesën e PS thuhet se kërkojnë përjashtimin pasi ndezi flakadanë, të cilët i mori nga çantat e Sorina Kotit dhe Albana Vokshit. Ndërsa, Flamur Hoxha mori flakadanin nga Nallbati dhe e vuri në tavolinë duke dëmtuar pajisjen elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here