Kaseta me provat tronditëse për “21 Janarin” përfundon në SPAK, ja “asi nën mëngë” i prokurorëve specialë për të fundosur Berishën

0
69

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të “21 janarit”, Mark Nika, është shprehur se familjarët e tij kanë dorëzuar në SPAK një kasetë, që sipas tij, tregon të gjitha urdhërata e komandës së Gardës, për të hapur zjarr. Gjatë  një  prononcimi për mediat ditë n e djeshme, zoti Nika ka thënë se Ndrea Prendi pasi ka dalë nga Këshilli i Ministrave, ka dhënë urdhër të qëllohet drejt protestuesve. Ai kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij, është një çështje shumë sensitive. “Ne si familjarë e kemi pritur prej kohësh këtë vendim. Gjykata e Strasburgut dha një vendim që i hap rrugë drejtësisë shqiptare që ta rihetojë edhe njëherë atë çështje. Për ne nuk është rihetuar plotësisht, pasi nuk ka pasur vullnet politik. Ky krim prej 13 vitesh ngeli i pandëshkuar, provat u prishën, nuk u kryen hetimet e plota dhe ngeli në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës. Ne kishim kërkuar në një kallëzim në SPAK që të fillohej një hetim penal për ish-kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të kohës. Berisha deklaroi atëherë se vrasjet u kryen për të mbrojtur pushtetin, pasi kishte një grusht shteti. Ministri i Brendshëm i kohës kishte pranuar se vrasjet janë brenda kornizës ligjore. Ne kërkuam nga Prokuroria e Tiranës që të thirren dhe të japin shpjegime mbi këto deklarata publike. Ne kemi një kasetë regjistrim, ku janë përshkruar të gjithë urdhrat e komandës, grupit të zjarrit dhe është urdhëruar hapja e zjarrit pasi Ndrea Prendi ka dalë nga aparati i Këshillit të Ministrave, ka thënë të qëllohet në mish. Ky fakt na çoi ne të bëjmë një padi në SPAK që kjo çështje të hetohet nga ata. Është një çështje shumë sensitive”, deklaroi xhaxhai i Aleks Nikës.

Reagon gazetari investigativ

Nga ana tjetër, në njëjtën studio televizive ku foli xhaxhai i Aleks Nikës, ishte edhe gazetari Ferdinand Dervishi, i cili është shprehur dje se përgjegjësia ligjore sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar, shkon deri te komandanti i Gardës, që në atë kohë ishte Ndrea Prendi. Sipas tij, përgjegjësia penale nuk mund të shkojë të palët politike, pasi sipas tij, askush nuk mundet ta komandoi Komandantin e Gardës në ato rrethana, me një manual të shkruar. “Në gjithë këtë vendim më tërhoqi vëmendjen pjesa ku thotë “përgjegjësia e zinxhirit komandues e pazbardhur” u përqendrua te përgjegjësia individuale dhe jo në sekuencën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i gardës. Pra Strasburgu zinxhirin komandues i shikojnë deri te Ndrea Prendi. Komandanti i Gardës dhe Garda ecin me një manual dhe nuk mund t’u japë askush një urdhër të shkruar në manual atyre. Nuk dua të bëj avokatin e djallit fare. Dihet se kush ishte aty brenda në Kryeministri atë ditë, kanë qenë edhe persona të autorizuar. Dikush një grusht turinjve mund ta ketë ngrënë pse nuk ka qëlluar, etj. Por ligjërisht nuk e komandon askush Komandantin e Gardës. Këtë besoj se kanë thënë ata në këtë pjesë. Por jam i sigurt që të gjithë njerëzit që ishin në Kryeministri duhet të hetohen, të merren në pyetje, sepse kanë qenë dëshmitarë”, deklaroi Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here