Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dërguar një tjetër letër në Kuvend për Berishën, pak para dërgimit të komunikimit të parë.
Sipas burimeve bëhet me dije se letra e dytë kishte si objekt njoftimin e Kuvendit për “konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese”.
Më herët GJKKO kishte dërguar në Kuvend një letër, e cila ishte refuzuar më parë nga selia blu.
Në kërkesën e dërguar në Kuvend GJKKO kërkonte të informonte këtë institucion, për marrjen në pyetje të Sali Berishës në cilësinë e personit nën hetim.
Letra ishte dërguar në selinë blu disa ditë më parë, por që nuk është pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.
Ajo shkresë nuk u pranua nga “Rithemelimi” pasi në të ish-kryeministri cilësohej si shtetasi dhe jo si deputeti.








































