Gazetari i njohur investigativ, Ferdinand Dervishi ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e cila po heton shumë dosje të bujshme në të cilat janë përfshirë politikanë, zyrtarët të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, ndërsa ka bërë disa deklaratë të forta. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, gazetari Dervishi theksoi se në optikën e tij 3 janë dosjet më të mëdha, të cilat shtrihen tek shumë persona që kanë abuzuar me pushtetin. Sipas Dervishit, është dosja për inceneratorët. Po ashtu edhe ajo për pronat e ushtrisë, ku rreth 20 gjeneralëve të ushtrisë u janë sekuestruar telefonat. si dhe dosja për përgjimet e Sky” dhe “EnchroChat”, ku dalin të përfshirë 70% e policisë. Sipas gazetarit, dyshohet se dorëheqja e Ardi Veliut, nga kreu i AMP-së ka lidhje pikërisht me dosjen e mesazheve “Sky” dhe “EnchroChat”. “Dosjet e mëdha janë inceneratorët, që shtrihet tek shumë persona. Flitet që edhe Damian Gjiknuri është i përfshirë. Po ashtu dosje tjetër është ajo për pronat e ushtrisë si dhe dosja e përdorimit të telefonave që përfshin policinë e shtetit. Është edhe dosja për pronat e ushtrisë rreth 20 gjeneralëve të lartë u janë sekuestruar telefonat celularë. Bëhet fjalë për prona në bregdet. Di që ministrja Olta Xhaçka për këtë arsye nuk u rizgjodh më. Dosja e pronave të ushtrisë është shtrirë shumë. Është marrë në pyetje Kollçaku, si dhe presidenti, i cili ka qenë shef i Forcave të Armatosura. Dosja e tretë është dosja e përdorimit të telefonave, (EnchroChat) që përfshin policinë. Duke filluar që nga niveli shef komisariati e ka pasur këtë telefon dhe mbajtja e tij është baraz me diçka që ti fsheh. Ky është një hetim shumë i gjerë pasi ka mijëra faqe. Mendohet se dorëheqja e Ardi Veliut ka lidhje me këtë çështje. I bie që përdorimi dhe kapja e diçkaje të përgjuar, të rrëzohet gjithë policia e shtetit”, deklaroi ai. Ndërkohë gazetari Dervishaj theksoi se SPAK-u është investim amerikan dhe gjëja më e mirë që u ka ndodhur shqiptarëve sa i përket drejtësisë. “SPAK-u investim amerikan dhe është gjëja me e mirë që u ka ndodhur shqiptarëve sa i përket drejtësie mund ta krahasoj me lëvizjen e lirë pa viza. SPAK nuk kontrollohet nga askush është investim amerikan janë paguar para të mëdha dhe kontrollohet gjithçka prej tyre. Amerikanët e kanë nën kontroll dhe jep llogari tek ata jo tek politika”, nënvizoi Dervishi.






































