Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e bujshme të dorëheqjes së papritur të Ardi Veliut: Kush janë tre dosjet më të mëdha që ka në dorë SPAK

0
78

Në emisionin ‘Përballje’ u diskutua në lidhje me dosjen e bujshme që po heton SPAK. Gazetari Ferdinand Dervishi tha se në optikën e tij 3 janë dosjet më të mëdha, të cilat shtrihen tek shumë persona që kanë abuzuar me pushtetin.

Sipas Dervishit, është dosja për inceneratorët. Po ashtu edhe ajo për pronat e ushtrisë, ku rreth 20 gjeneralëve të ushtrisë u janë sekuestruar telefonat. Si dhe dosja përpërgjimet SKYECC, ku dalin të përfshirë 70% e policisë.

Sipas gazetarit, dyshohet se dorëheqja e Ardi Veliut, nga kreu i AMP-së ka lidhje pikërisht me dosjen e mesazheve SKYECC dhe Ecrochat.

“Dosjet e mëdha janë inceneratorët, që shtrihet tek shumë persona. Flitet që edhe Damian Gjiknuri është i përfshirë. Po ashtu dosje tjetër është ajo për pronat e ushtrisë si dhe dosja e përdorimit të telefonave që përfshin policinë e shtetit.

Është edhe dosja për pronat e ushtrisë rreth 20 gjeneralëve të lartë u janë sekuestruar telefonat celularë. Bëhet fjalë për prona në bregdet. Di që ministrja Olta Xhaçka për këtë arsye nuk u rizgjodh më. Dosja e pronave të ushtrisë është shtrirë shumë. Është marrë në pyetje Kollçaku, si dhe presidenti, i cili ka qenë shef i Forcave të Armatosura.

Dosja e tretë është dosja e përdorimit të telefonave, (encrochat) që përfshin policinë. Duke filluar që nga niveli shef komisariati e ka pasur këtë telefon dhe mbajtja e tij është është baraz me diçka që ti fsheh. Ky është një hetim shumë i gjerë pasi ka mijëra mijëra faqe. Mendohet se dorëheqja e Ardi Veliut ka lidhje me këtë çështje. I bie që përdorimi dhe kapja e diçkaje të përgjuar, të rrëzohet gjithë policia e shtetit”, tha Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here