Google search engine
Home Politike Drejtesi I akuzuar për korrupsion, Rakip Suli habit me deklaratën epike pas daljes...

I akuzuar për korrupsion, Rakip Suli habit me deklaratën epike pas daljes nga SPAK: Shyqyr që erdhi dita

0
116

Kryebashkiaku Rakip Suli është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.

Suli është ndalur në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK.

“Ditë e bukur sot. Shyqyr që erdhi kjo ditë që të gjithë të japin llogari para drejtësisë. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë se po jep shpresë të shqiptarët. Fati që kjo drejtësi do të japë llogari për qytetarët. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve.”, tha Suli.

Kujtojmë se SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here