“Vizita” me regji të Davide Iodice mbërrin në Teatrin Kombëtar

0
64

Shfaqja teatrore “Vizita” me regji të Davide Iodice mbërrin në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Një bashkëprodhim i Sardegna Teatro dhe teatrit “Migjeni” në Shkodër me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. Vepra teatrore do të shfaqet edhe këtë mbrëmje në skenën e TK te “ArTurbina”. “Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme”. Teksti në bazën e partiturës skenike, e merr frymëzimin e lirë nga “Vizita e mrekullueshme” e Herbert George Wells, një pararendës vizionar i zhanreve dhe gjuhëve, duke e zhvendosur gjithsesi boshtin e interesit të tij nga satira karshi konformizmit viktorian, drejt një kritike më bashkëkohore, e cila, mbi të gjitha ka të bëjë me mënyrën se si mirëpritet “ai që vjen nga jashtë”, i huaji. Qoftë emigrant, apo qoftë engjëll, nuk ka rëndësi; nëse nuk je si unë, nëse nuk të njoh, atëherë ti përbën rrezik. Interpretuesit në shfaqje janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Drama “Vizita” shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Migjeni”. Vepra u shfaq në Shkodër në datat 27, 28 dhe 29 tetor në mbrëmje, për të vijuar dhe në datat 1 dhe 2 nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”. Ndihmës regjie Jozef Shiroka, përktheu veprën Zija Vukaj dhe kostruksionet skenografike  Divni Gushta. “Vizita e mrekullueshme” HG Wells u botua në 1895. HG Wells ishte një shkrimtar shumë produktiv. Ai ka shkruar më shumë se 100 libra gjatë karrierës së tij 60 vjeçare. Regjisori Davide Iodice është diplomuar për regji në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë me maestro Andrea Camilleri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here