Google search engine
Home Politike Shqipëria pa viza drejt SHBA, ja sinjalet e fundit nga Uashingtoni për...

Shqipëria pa viza drejt SHBA, ja sinjalet e fundit nga Uashingtoni për shqiptarët, nisin procedurat teknike, së shpejti lëvizje të lirë drejt Amerikës

0
180

Shqipëria duket se është në rrugën e duhur për ta hequr regjimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht vizat turistike dhe biznes për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në SHBA janë 10-vjeçare. Por sikur të mos mjaftonte, kjo në horizont duket se shqiptarët do të marrin edhe një lajm tjetër të gëzueshëm, ku në një të ardhme ata mund të udhëtojnë drejt Amerikës të lirë dhe pa pasur mundësinë e nevojën e një vize. Pak kohë më parë ishte ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ajo e cila paralajmëroi mundësinë e lëvizjes së lirë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që ky lajm është përforcuara dje dhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit ndodhet në SHBA dhe përmes një statusi në rrjetet sociale zbuloi se gjatë vizitës zyrtare në Uashington D.C., zhvilloi një takim me Julie M. Stufft, zëvendësndihmëssekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore. Spiropali u shpreh se, vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe, teksa premtoi se autoritet në Shqipëri kanë të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA. “Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., zhvillova një takim me znj. Julie M. Stufft, Zëvendës Ndihmës Sekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore. Vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ne kemi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA, një proces jo i lehtë por i shumëpritur nga qytetarët tanë”, shkroi dje Spiropali.

Spiropali takohem me diplomaten Yuri Kim

Ndërkohë ministrja për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Washington, në kuadër të një vizite zyrtare, është takuar më herët edhe me ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, tashmë zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali në një postim në “Facebook”. Mes të tjerash Spiropali shkruan se i ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj në Tiranë. “Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë”, nënvizoi ministrja për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Paralajmërimi i ish-ambasadores së SHBA në Tiranë

Nga ana tjetër, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë drejt Amerikës, pra pa pasur mundësinë e një vize, e ka paralajmëruar pak muaj më parë edhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit gjatë fjalimit të lamtumirës si ambasadore në Shqipëri, ka zbuluar një lajm të mirë për qytetarët, teksa ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza. Sipas saj, një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt. “Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të forta. Ne filluam Dialogun e parë Strategjik SHBA-Shqipëri në tetor të 2022 për të na mundësuar zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tone. Përveç përparimit tonë në demokraci, mbrojtje dhe biznes, jam krenare që isha këtu për disa hapa të rëndësishëm përpara. Vitin e kaluar, përkujtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me një vit historik veprimtarish dhe festimesh. Patëm kënaqësinë të njoftonim në atë vit të njëqindvjetorit se qytetarët shqiptarë kualifikoheshin për viza amerikane të vlefshme për 10 vjet, jo më vetëm tre vjet. Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë”, deklaroi ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here