Google search engine
Home Politike Dosja e ish-kompleksit “Partizani” trondit Bylykbashin, Gazment Oketën dhe babain e zv/ministrit...

Dosja e ish-kompleksit “Partizani” trondit Bylykbashin, Gazment Oketën dhe babain e zv/ministrit të Ramës

0
130

SPAK ka vepruar duke vënë në pranga para pak ditësh dy nga personat përgjegjës për një prej aferave që ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës. Në Rinas u arrestua Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në pranga ra edhe Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e 19 kullave te ish kompleksi ‘Partizani’. Sali Berishës iu caktua detyrim paraqitje dhe iu bllokua pasaporta. Por në dosjen 200 faqëshe të SPAK po hetohen dëshmi dhe fakte për shkelje të reja me privatizimin abuziv të ish klubit Partizani ku Berisha ka përdorur ministrat dhe drejtorët e tij, për interesa të familjes së tij.  Sipas dosjes së SPAK rezulton se nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani. Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë. Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karrierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. Sot i ke të rreshtuar te Rithemelimi. I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim ushtarakëve që rezistuan të përfshiheshin në aferën korruptive që sot ka çuar në burg Jamarbër Malltezin dhe në prag të tij si të pandehur vetë Sali Berishën

Roli i Bylykbashit

Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar dhe të nënshtruar në shërbim të interesave familjarëve të Berishës, Oerd Bylykbashi, sot zëvendës i Sali Berishës te lëvizja politike Rithemelimi e cila u krijua pikërisht për të parandaluar këto ditë të zeza për atë dhe familjen. I vendosur nga Berisha në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 e cila shërbente si “sëpatë mbi kokë” për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës “Klubi Partizani”. Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadia, babai i zv.ministrit të Edi Ramës, Besart Kadia. Ilir Kadia është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste. Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën në shërbim të familjes Berisha në atë kohë. Pas kontrollit të tij “antikorrupsion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërrimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte vetëm disa dhjetëra metra.

Roli i Gazment Oketës

Ndërsa i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për këtë aferë, i vetmi zyrtar që kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili doli hapur kundër privatizimit të kompleksit Partizani. Komandanti i Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi dërgoi letra tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj, ku theksoi se për privatizimin nuk i ishte marrë mendim dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Në dosje thuhet se Qirjazi e ka pasqyruar në shumë shkresa presionin që i është bërë për llogari të Berishës sa i takon çështjes për privatizimin e kompleksit Partizani.

Provat në dosjen e SPAK

Në letrën që Qirjazi i ka dërguar Shefit të Shtabit Malaj thuhej se i është kërkuar me urgjencë të firmoste urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. Urdhri i parë për firmosjen, Qirjazit i është komunikuar përmes një telefonate më datë 26.03.2009. “Me shkresën nr. 1697/1 datë 26.03.2009 gjeneral brigade Vladimir Qirizai i është drejtuar gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku parashtron se më datë 26.03.2009 me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhrit nr. 334 datë 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11. Lidhur me këtë urdhër pretendon se e ka vënë në dijeni Shefin e Shtabit nëpërmjet shkresës nr. 1487/1 date 19.03.2009 me kontestimet që ka pasur. Aktualisht është i paqartë dhe kjo del jashtë përgjegjësisë së tij si komandant. Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij”, thuhet në dosje. Më pas, më datë 31.03.2009 Qirjazi ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes që asokohe ishte Gazmend Oketa. Qirjazi i është drejtuar sërish me një letër shefit të Shtabit dhe i ka treguar për këtë takim, ku Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij. “Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar me datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi”, thuhet në dosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here