Raporti vjetor mbi impaktin ekonomik të emigrantëve në Itali, zbulohet shifra e shqiptarëve të punësuar

0
116

Është prezantuar në Romë raporti vjetor mbi impaktin ekonomik që emigrantët kanë në Itali, mes të cilëve dhe mbi gjysëm milionë emigrantë shqiptarë.

Me një popullsi çdo vit e më e stabilizuar numri i emigrantëve është rreth 5 milionë me një moshë mesatare mjaft të re, 35.3 vjecë, kundrejt moshës mesatare 46.9 vjeç që është për qytetarët italianë.

Sipas raportit vjetor realizuar nga Fondazioni Leone Moressa që analizon instrumentët specifikë mbi rolin e popullsisë së emigracionit në ekonominë italiane, vërtetohet se ndër 5 milionë rezidentë emigrantë, 2.4 milionë prej tyre janë të puënsuar e prodhojnë 154 miliardë euro të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto e baraz me 9% të vlerës së përgjithshme të tij në nivel kombëtar.

Mes tyre janë dhe gati mbi gjysëm milionë emigrantë shqiptarë që prej vitit 1991 renditen ndër komunitet ekstrakomunitare më prezantuese në numër në Itali.

349.736 është numri i shqiptarëve të puënsuar në Itali e paga e tyre mesatare vjetore është 16380 euro.

Një e dhënë e rëndësishme e këtij raporti, evidenton se është gjithnjë e më i lartë numri i sipërmarrësve emigrantë shqiptarë në këtë vend.

Në krahasim me një vit më parë, sipërmarrësit shqiptarë kanë shënuar një rritje me 7.5%.

Në Dhomat e tregtisë e sipërmarrjes nurmi i emigrantëve shqiptarë me aktivitet sipërmarrës deri më 2023 është 57 230.

Gjatë dhjetëvjecarit 2010-2020, numri i tyre është rritur me 64% e prej vitit 2021-2022 me 7.4% më shumë.

Sipërmarrësit shqiptarë emigrantë në Itali renditen të katërit në numër pas atyre me kobmësi kineze, rumune e marokene.

Aktiviteti kryesorë i tyre është ndërtimi, shërbimet, turizmi, transporti etj.

Ky dosjer dokumenton dhe një rekord të lejeve të qëndrimit për motive punësimi që shteti italian ka dhënë për emigrantët gjatë 2022 e që është 338 mijë duke shënuar shifrën më të lartë gjatë dekadës se fundit.

Në trevjecarin 2024-2026 qeveria italiane ka parashikuar të punësojë 452 mijë shtetas të huaj për motive e nevoja punësimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here