Një skandal i ri ka përshkuar futbollin italian ditët e fundit. Lojtari i Juventus, Nicolo Fagioli është i përfshirë sipas mediave në Itali me vënie bastesh në një faqe ilegale.
Mirëpo, Fagioli nuk është i vetmi. Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Corona në këtë skandal është përfshirë edhe Sandro Tonali që aktualisht luan tek Neëcastle, së bashku me Nicolo Zaniolon.
Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se këta lojtarë janë nën hetim për baste të jashtëligjshme. Megjithatë ende nuk dihet nëse këto baste kanë të bëjnë me ndeshje në futbollin italian, ndërkombëtar apo ndonjë sport tjetër.