Dyshohet se ndërtoi minën tek vrasja e Vajdin Lamaj, thirret në SPAK Çervenkovski

0
135

Joshko Çervenkovski për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për tu marrë në pyetje.

Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën.

Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje ISHIK i ka  dërguar edhe letërporosi, por ai nuk ishte paraqitur. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letër porosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës, Çervenkovski ngjiti shkallët e SPAK për tu pyetur të martën, teksa ai u rikthye sërish këtë të mërkurë në prokurori. Kjo e fundit nuk ka një koment mbi rrethanat dhe cilësinë në të cilën e ka pyetur, teksa maqedonasi u largu me një automjet me targa të vendit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here