Google search engine
Home Kulture Shfaqja “Sonoma” do të vijë në skenën e Teatrit të Operës dhe...

Shfaqja “Sonoma” do të vijë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit

0
238

“Sonoma” është titulli i shfaqjes nga regjisori dhe koreografi nga Valencia, Marcos Morau, një ndër të paktit që mund të na çojë në një udhëtim në një univers surreal plot teatralitet, origjinalitet vizionar dhe afreske fantastike që ngjallin pika kulmore kinematografike, letrare dhe piktoreske. “Sonoma” do të jetë në skenë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që ka nisur në Tiranë dhe po zhvillon edicionin e dytë këtë vit. Në një material nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit thuhet se titulli kombinon termin grek soma (trup) dhe termin latin sonum (tingull). “Surrealizmi i Luis Buñuel, bota e ëndrrave të këtij regjisori subversiv dhe ikono- klastik, ka frymëzuar këtë pjesë të re, një vazhdim, në njëfarë mënyre, i pjesës së tij të mëparshme të titulluar Le Surréalisme au service de la Revolution – gjithashtu mbi Buñuel, e krijuar në 2017 për CNN-Ballet de Lorraine; Sonoma përfshin praninë e daulleve nga Aragón dhe një kryq të madh në skenë”, thuhet në faqen e TKOB-së. “Sonoma” do të jetë në skenë në datat 5 dhe 6 tetor në orën 19:00. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë dhe Art Bashkëkohor “Harabel” dhe D18 Paris organizojnë këtë vit edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë, nën drejtimin artistik të koreografit të njohur Angelin Preljocajt. Festivali çeli siparin e tij më 27-28 shtator, me spektaklin “Gravity” me koreografi nga Preljocaj, ku në vijim janë të tjera shfaqje për publikun. Ballet Preljocaj, La Veronal & Marcus Morau, Blenard Azizaj dhe Fondazione Nazionale de la danza/Aterballetto sjellin artin dhe eksperiencën e tyre në Tiranë. Më herët sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë vit, festivali zgjeron shtrirjen e tij përtej shfaqjeve të kërcimit për të përfshirë një sërë masterclass-e të kryera nga koreografë të kompanive pjesëmarrëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here