Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

0
79

Busti i Papa Klementit XI Albani iu dhurua Muzeut Historik Kombëtar. Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, fondacioni “Papa Klementi XI Albani” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, organizuan ceremoninë e dhurimit së bustit të Papa Klementi XI Albanit në ambientet e pavijonit të mesjetës. Gjithashtu në këtë kuadër, Muzeut Historik Kombëtar iu dhuruan edhe disa dokumente kushtuar Papa Klementi XI Albani. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve. Zef Bushati, president i Fondacionit Papa Klementi XI-Albani bëri përshkrim të rrugëtimit të bustit të Papa Klementi XI Albanit. Si kishte lindur ideja dhe si u realizua busti në sajë të donacionit të familjes Barattini. Në vijim e mori fjalën znj. Entela Çipa, drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar, e cila ndër të tjera tha se më 18 dhjetor 1700, Albani u kurorëzua papë në Lateran të Romës. “Krenaria e origjinës shqiptare u rishfaq edhe në momentin që ai u zgjodh papë, sepse emrit të tij të papërisë, që përkonte me emrin e lavdishëm të fisit shqiptar të Kelmendit do t’i shtonte edhe mbiemrin e tij Albani, për tu dalluar përpara gjithë botës se ishte shqiptar. Në këtë mënyrë ai praktikonte të dy emrat Klement dhe Albani, duke i motivuar ato me botën shqiptare, sepse njeri emër ishte i një fisi të famshëm shqiptar, dhe emri tjetër i vetë popullit shqiptar, të cilin e kishte në shpirt”, u shpreh ajo. Në vijim të aktivitetit znj. Entela Çipa, drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar dhe z. Zef Bushati, president i fondacionit “Papa Klementi XI-Albani” nënshkruan kontratën e dhurimit të bustit. Më pas prof. dr. Evalda Paci mbajti kumtesën “Papa Klementi XI në dritë të dëshmive historike e dokumenteve të kohës së tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here