Komedia “Vanja & Sonja & Masha” te amfiteatri i liqenit në Tiranë

0
98

Komedia “Vanja & Sonja & Masha” shkruar nga Christopher Durang me regji nga Driada Drvishi është shfaqur në skena të ndryshme teatrore, por këto net vjen dhe në amfiteatrin liqenit në Tiranë. Komedia do të shfaqet dhe në datat 22, 23 dhe 24 shtator në mbrëmje për publikun, ku aktorët Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Zamira Kita, Paola Kodra dhe Xhuliano Brisku bëhen bashkë në këtë komedi bashkëkohore të Durang nën regjinë e Driada Dervishit. Kostumet nga Ardi Asllani, realizimi skenografik Kiço Çala, përzgjedhja muzikore Metila Dervishi. Ky aktivitet është një nga stacionet e “KultArt” 2023, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komedia nga Durang fitoi “Tony Award for Best Play” në 2012. Në vitin 2018 “Vanja & Sonja & Masha” me regji nga Driada Dervishi merr çmimin shfaqja më e mirë në festivalin “Koko Fest” në Korçë. Regjisorja Dervishi po me këtë shfaqje në çmimet “Kult” vlerësohet si “Regjisorja e Vitit”, ku dhe aktorja Olta Daku vlerësohet nga çmimet “Kult” si “Aktorja më e mirë e vitit” në rolin e Sonjës. Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Një prej motrave dhe vëllai, Sonja dhe Vanja kanë gjithë jetën që janë kujdesur në një shtëpi në provincë për prindërit, pa mundur të krijojnë një jetë të tyre. Masha motra e madhe që i ka ndihmuar financiarisht nuk është marrë asnjëherë me prindërit dhe shtëpinë, por është një superaktore mjaft e paguar dhe e njohur, e cila vjen për një festë me kostum për të takuar dhe familjen. Këtu fillon e gjithë komedia, sepse ajo vjen për të shitur shtëpinë. Pas kësaj fillon tensioni dhe konflikti mes motrave dhe vëllait. Pjesët e Durang janë vënë në të gjithë Amerikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here