Aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer sërish në sulmet të ashpra ndaj dyshes Meta-Berisha, ndërsa ka zbuluar edhe pazaret mes tyre. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari theksoi se bashkimi i “Foltores” me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te Djalli. Po ashtu ajo është tallur dhe mirëpritjen që i bënë kreut të PL, teksa akuzon këtë të fundit se fundosi demokratët në vitin 2013 dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti. “Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj! E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mirëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, shkroi dje ajo. Më herët aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi deklaratat e Berishës sa i takon raporteve me Gazment Bardhin. Gazetarët e pyetën javën që shkoi Berishën nëse pranon që Bardhi të garojë për kryeministër në logon e PD, por Kokalari shprehet se Berishe ka zgjedhur se kë do kandidojë për kryeministër Ilir Metën në zgjedhjet e 2025. “Kryeministër nuk do bëj Bardhin ai, por Metën. Është Sali Berisha ai, o budallenj. Negocion vetëm me sojin e vet. Rithemelimi u shkri”, shprehet ajo.
Kokalari: Meta i skeduar në SHBA për tregti droge e korrupsion
Ndërkohë aktivistja e Evi Kokalari ka zbuluar dhe një bisedë me disa politikanë republikanë në Amerikë, të cilët i kanë folur për ish-presidentin Ilir Meta. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top Neës javën që shkoi, Kokalari theksoi se gjatë bisedës amerikanët e kanë cilësuar Metën si një ndër personat më të korruptuar në botë, duke shtuar se merret edhe me tregti droge. “Ishim duke folur për Shqipërinë dhe më thanë: ‘Ilir Meta është ende President?’ Jo ju thashë ka kohë që nuk është më dhe në atë moment ata më thonë: ‘Një nga personat më të korruptuar që kam parë në jetën time, me tregëti droge dhe shumë gjëra të tjera’. Sa mirë që e dini u thashë, ata janë në dijeni për të gjitha dhe kjo është gjë e mirë për shtetin shqiptar”, tha ajo. Nga ana tjetër, Kokalari la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Bashën, të cilin e ftoi dhe në një takim në muajin tetor kur do të jetë në Shqipëri. Ajo theksoi se nëse Basha plotëson disa nga kushtet e lëvizjes së saj atëherë mund të bashkëpunojnë në largimin e kryeministrit Rama në vitin 2025. “Unë do jem në Shqipëri në tetor dhe jam shumë e hapur të ulem me Lulzim Bashën. Po me Lulzim Bashën nuk mund të jem në koalicion, po qe se Lulzim Basha nuk arrin të bie dakord me disa gjëra që unë dua të bëj. Në 2025-ën ne e heqim Edi Ramën, dhe ato që dua unë janë shumë ekstreme. Në qoftë se Basha firmos një letër që bie dakord me katër, pesë pika, që unë dua të realizoj në Shqipëri, ulem të diskutoj në detaje dhe them që ajo është PD-ja zyrtare që duhet forcuar. Është e vetmja mënyrë që ndoshta mund ta fitojmë 2025. Është për të parë se shumë gjëra kanë ndryshuar. Me Berishën nuk kam asnjë komunikim dhe nuk ka asnjë arsye për të pasur një komunikim”, nënvizoi Kokalari.









































