Basha nis punën për riorganizimin e PD, kryedemokrati mbledh sot kryetarët e degëve dhe këshilltarët e zgjedhur në këshillat bashkiakë

0
89

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të çojë në një tjetër stad punën për riorganizimin e partisë. Teksa këtë të shtunë nën drejtimin e kryedemokratit Basha do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, nga ku do të hidhen piketat e reformimit të Partisë Demokratike, pastrimit të saj nga berishizmi dhe përgatitjet për të sjellë këtë forcë politike në pushtet, gazeta “SOT” ka mësuar se sot kryedemokrati do të zhvillojë një mbledhje me kryetarët e degëve dhe këshilltarët e zgjedhur demokrat në këshillat bashkiakë. Mësohet se fokusi i takimit do të jetë riorganizimi i PD dhe ndarja e detyrave, ku kryefjalë e çdo demokrati do të jetë denoncimi i korrupsionit qeveritar dhe lokal, si dhe mbrojta e interesit publik. Ndërkohë dje Berisha duket se ka marrë një goditje të fortë në Kukës. Dje kreu i “Foltores”, Sali Berisha pas mbylljes së procesit të primareve në Kukës, për kandidatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe përpara nisjes së numërimit të votave deklaroi: Pjesëmarrjen e jashtëzakonshme. Por duket se Berisha ka dalë sërish blof. Dega e Rithemelimit ka nxjerrë pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimeve. Sipas dokumentit që ka siguruara gazeta “SOT”, fitues ka dalë emri i përfolur nga qendra në Tiranë, Emri Haxhi Vata me 274 vota, ndërsa pjesëmarrja në votim ka qenë në tkurrje të madhe në krahasim me primaret e zgjedhjeve të majit. Kështu në primaret për zgjedhjet e 14 majit nga Rithemelimi morën pjesë 997 vetë nga të cilët 989 votuan pro Admir Sinematit, i cili pak ditë u dorëhoq nga procesi i sotëm, duke deklaruar se mes demokratëve ka një realitet të ri politik. Duket se ky realitet pasqyrohet te shifrat e këtyre Primareve. Sipas procesverbalit, duket se Rithemelimi në Kukës po firon me shpejtësi. Nga 998 votues në primaret për zgjedhjet e 14 majit, shifra për këto të 24 shtatorit ka zbritur në 678. Pra rreth 1/3 më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here