Harem, pasaporta false e paruke, zbardhet e shkuara e errët e Prigozhin, njeriut që donte t’i zinte vendin Putinit

0
135

Yevgeny Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes që kur u përpoq, pa sukses, të merrte komandën e udhëheqjes ushtarake ruse. Megjithatë, siç shkruan “Il Giornale”, jo vetëm për të ardhmen e grupit famëkeq Wagner, të cilin ai e drejtonte dhe menaxhonte deri pak javë më parë, por dhe mbi të gjitha për disa detaje të çuditshme që lidhen me jetën e tij private. Nëse nuk mjaftonin armët, pasaportat false, paruket dhe maskat e ndryshme dhe madje helikopteri i parkuar në kopshtin e tij, tani ka disa detaje të tjera edhe më shokuese për Prigozhinin. E gjithë historia u raportua nga faqja “The Insider”, e cila kontaktoi një grua ruse, me nofkën “Masha”, e cila ishte paguar për të kryer marrëdhënie për herë të parë me Prigozhinin, në moshën 18-vjeçare. Raporti zbulon se Prigozhin pëlqen vajzat e reja, pasi beson se marrëdhëniet me to “zgjasin rininë”.  Po ashtu, një burim anonim tha se, përpara se të përfundonte në Bjellorusi, Prigozhin kishte në dispozicion një “harem” të përbërë nga vajza pak më shumë se tetëmbëdhjetë vjeç në hotelin Solo Sokos në Shën Petersburg.  Masha dyshohet se u prezantua me “tutoren” e Prigozhinit, një grua tjetër tridhjetë e ca vjeç me flokë të gjatë të errët, në një kafene në Nevsky Prospekt, bulevardin kryesor në Shën Petersburg. Ajo tregon se para gjithçkaje, vajzat kryenin kontrolle mjekësore dhe më pas paraqiteshin në hotel. Nuk dihet nëse historia është e vërtetë apo gënjeshtër, për të dëmtuar imazhin e Prigozhin. Megjithatë, kreu i Wagner pritet të mohojë gjithçka edhe në këtë rast. Megjithatë, duhet theksuar se e shkuara e errët i përket njeriut që donte të bëhej “numri një” në Rusi, duke i zënë vendin presidentit rus Vladimir Putin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here